Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit O. Sh., 42 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas dyshohet të jetë autori i 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 06.12.2021, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit D. V.;

Më datë 07.12.2021, në Arapaj Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e shtetasit G. K.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. V., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.