Durrës – Kapet 1 shtetas në kërkim

Durrës

2 javë më parë, plagosi rëndë me sende të forta, një 19-vjeçar, kapet në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim N. Xh., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në pikën e kalimit kufitar Muriqan, në tentativë për të kaluar kufirin.

Shtetasi N. Xh. ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.02.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin F. Xh. (i proceduar penalisht), ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin L. Gj., 19 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar rëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.