Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë

  • arrestoi shtetasin I. P., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lëvizje, duke thyer urdhrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”;
  • referoi materialet në Prokurori, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Babicë e Madhe, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një kasolle bagëtish, në pronësi të shtetasit T. J., ku si pasojë janë djegur 10 bagëti të imëta dhe një sasi bari i thatë.

Komisariati i Policisë Sarandë

  • referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. K., 46 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase, se 46-vjeçari i ka vjedhur një çantë me sende personale dhe një shumë lekësh;
  • referoi materialet në Prokurori, pasi më datë 08.06.2024, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e banesës, në katin e dytë të pallatit ku jetonte, shtetasja M. Xh., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin A. Rr., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.