Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë
- arrestoi shtetasin I. P., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lëvizje, duke thyer urdhrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”;
- referoi materialet në Prokurori, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Babicë e Madhe, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një kasolle bagëtish, në pronësi të shtetasit T. J., ku si pasojë janë djegur 10 bagëti të imëta dhe një sasi bari i thatë.
Komisariati i Policisë Sarandë
- referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. K., 46 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase, se 46-vjeçari i ka vjedhur një çantë me sende personale dhe një shumë lekësh;
- referoi materialet në Prokurori, pasi më datë 08.06.2024, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e banesës, në katin e dytë të pallatit ku jetonte, shtetasja M. Xh., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin A. Rr., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.