DVKM Vlorë/Kreu manovra të rrezikshme me gomonen që e drejtonte me shpejtësi të lartë, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur, ndëshkohet me gjobë 50 000 lekë të rinj dhe me bllokim të lejes së drejtimit, për 2 muaj, si dhe i bllokohet mjeti lundrues.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë kontrolleve në zonën afër ankorimit të mjeteve lundruese në Triport, Vlorë, kanë konstatuar një mjet lundrues gomone që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme, duke rrezikuar sigurinë e mjeteve të tjera lundruese dhe të pushuesve që ndodheshin në zonë.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar gomonen me drejtues shtetasin A. G. Pasi iu bë testi i alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur.
Në përfundim të veprimeve procedurale, drejtuesit të mjetit lundrues iu vu masa administrative gjobë 50 000 lekë të rinj dhe iu bllokua leja e drejtimit për 2 muaj. Gjithashtu, u bllokua mjeti lundrues gomone.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe shmangien e çdo sjelljeje që rrezikon sigurinë e jetës dhe të mjeteve lundruese në det.
