Hapen aplikimet për pranim në një funksion të veçantë në Drejtorinë e Rikuperimit të Aseteve

Në zbatim të urdhrit nr.1301/1, datë 03.09.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim zhvillimin e një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, për pranimin në funksionin e veçantë të Drejtorisë së Rikuperimit të Aseteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, njoftojmë:

Hapjen e aplikimeve për pranimin në funksionin e veçantë “Specialist i komunikimit të jashtëm, në Sektorin e Komunikimit të Brendshëm dhe të Jashtëm, në Drejtorinë e Rikuperimit të Aseteve”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me gradën “Kryekomisar”, nga data 04.09.2026 deri më datë 11.09.2026.

Aplikantët duhet të kalojnë me sukses fazat e mëposhtme:

  1. Aplikimi;
  2. Shqyrtimi dokumentacionit;
  3. Verifikimi i aplikantit;
  4. Jetëshkrimi i kandidatit;
  5. Intervista me gojë;

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të këtij urdhri.

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;;
  3. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;
  4. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  5. Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe kualifikimet e fushës së veçantë;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
  7. Të ketë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në fushën perkatëse;
  8. Të plotësojë kushtet për tu pajisur me certifikate të sigurimit të personelit sipas nivelit të pozicionit të punës për të cilin aplikon.

Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përfunduar arsimin ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në Shkenca Ekonomike ose Juridike;
  2. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 vjetë në Institucione Ligjzbatuese ose të Sigurisë, në fushën e hetimit të krimit, bashkëpunimit ndërkombëtarë, administrimit dhe shkëmbimit të informacionit, në fushën ekonomiko – financiare ose juridike e lidhur me gjurmimin e aseteve;
  3. Të zotërojë gjuhën angleze, të shkruar, lexuar dhe folur, për përdorim profesionale, njohja e një gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Europian përbën përparësi;
  4. Të ketë aftësi të punës në grup, komunikimi dhe prezantimi;
  5. Të ketë aftësi të provuara në hartimin, përkthimin dhe administrimin e komunikimeve zyrtare;
  6. Të ketë njohuri mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe të programeve bazë të punës;
  7. Të ketë njohuri mbi mbrojtjen e të dhënave personale, sigurinë e informacionit dhe ruajtjen e konfidencialitetit;
  8. Të plotësojë kushtet për t’u pajisur me autorizimet dhe certifikimet e nevojshme për aksesin në sistemet e sigurta të informacionit;
  9. Të gëzoj besueshmëri, të jetë i përshtatshëm dhe të mos ketë pengesa ligjore për pranimin në funksione të veçanta të Policisë së Shtetit.

 

Shtetasit të cilët shprehin interesin për të aplikuar për të marrë pjesë në procesin e konkurrimit, brenda datës 11.09.2026 duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij njoftimi);
  2. Formularin vetdeklarimi për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij njoftimi)
  3. Formularin i dekriminalizimit (bashkëlidhur këtij njoftimi);
  4. Fotokopje të kartës së identitetit;
  5. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të lartë me listë notash dhe trajnimeve

      përkatëse, të noterizuara;

  1. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  2. Certifikatë familjare;
  3. Vërtetim nga gjykata;
  4. Vërtetim nga prokuroria;
  5. Vertetim nga SPAK
  6. Raport mjeko-ligjor, dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk

      është përdorues i lëndëve narkotike; (bashkëlidhur këtij njoftimi)

  1. Fotokopje e librezës së punës e noteriazuar ose vërtetim për vjetërsinë në punë;
  2. Dëshmi ose certifikatë të gjuhës huaj.

 

Aplikanti që pas verifikimit rezulton i papërshtatshëm, ka pengesa ligjore dhe është i pabesueshëm, skualifikohet nga procesi i konkurrimit, ndërsa aplikanti që plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar në funksione të veçanta, i nënshtrohet fazave të vlerësimit si më poshtë:

a) Jetëshkrimit të kandidatit (vlerësohet me 80 pikë);

Vlerësimi i Jetëshkrimit përfshin vjetërsisë në punë, arsimimin, trajnimet dhe gjuhën e huaj, të lidhura me veprimtarinë në fushën e kërkuar si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 80 pikë);

b) Intervista me gojë (vlerësohet me 20 pikë).

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën përkatëse, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 20 pikë).

 

Koha dhe vendi i zhvillimit të Intervistës me gojë i njoftohen aplikantëve jo me vone së 2 ditë para datës së zhvillimit të testimit nga Drejtoria e Burimeve Njerezore.

 

Në përfundim të fazave të vlerësimit, Komisioni harton procesverbalin mbi rezultatet e arritura nga secili aplikant dhe në bazë te tyre harton listën e aplikantëve sipas rezultateve të arritura në rend zbritës.

 

Aplikantët kane të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. Ankimimi mund të bëhet nëpërmjet e-mail-it në adresën burimet.njerezore@asp.gov.al, ose pranë sekretarisë së Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave shqyrton ankesat dhe merr vendim brenda 5 ditëve pune. Sekretaria teknike njofton aplikantët brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së vendimit nga KSHA.

 

Në përfundim të procesit të ankimimit, Komisioni i Vlerësimit merr vendim përfundimtarë për shpalljen e aplikantit fitues dhe publikon njoftimin në website-in e Policisë së Shtetit. Aplikanti i renditur i pari fiton procesin e konkurrimit për pranimin në funksioni e veçantë të Policisë së Shtetit, për të cilin ka konkurruar.

 

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

 

Aplikanti i shpallur fitues kryen programin e formimit, në Akademinë e Sigurisë, me kohëzgjatje në përputhje me programin mësimor të miratuar nga Akademia e Sigurisë dhe pas përfundimit me sukses të tij, pranohet në funksionin e veçantë të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrë dhe i jepet grada policore “Kryekomisar”, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

Shkarkoni formularët:

FORMULAR-VETDEKLARIMI.docx

FORMULAR-DEKRIMINALIZIMI.doc

FORMULARI-I-APLIKIMIT-PER-PRANIM-NE-POLICI.docx

SKEDA-MJEKESORE.docx