Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan shtetasin R. Ç., 43 vjeç, pasi më datë 28.01.2025, në rrugën “Fejzo Mema”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për 2 shtetasit e mitur E. R., 17 vjeç, D. K., 17 vjeç, si dhe për shtetasin A. Th., 18 vjeç, pasi dyshohen se, për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin M. R., 25 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.