Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 18 vjeç, banues në Çaushli, Maliq, pasi dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka përplasur shtetasin A. S., 67 vjeç, banues në Velitërnë, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën. 18-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. Z., 42 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 35-vjeçareje, nëpërmjet mashtrimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 61 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 45 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.