De Mesmaeker – Vocaj: Bashkë, për të luftuar krimin e organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale të Belgjikës Marc de Mesmaeker dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në takim nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore Artan Shkëmbi.

Gjatë takimit u diskutuan çështje në interes të forcimit të bashkëpunimit, të shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe të zhvillimit të operacioneve të përbashkëta kundër individëve dhe grupeve që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e krimit të organizuar.