Arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për veprën penale ” Dhunë në familje”.
Gjithashtu ndalohet një 30- vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin R. F., banues në Ishëm, pasi prej disa kohësh përdor një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit N. S., banues në Thumanë, Krujë.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, u proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasit G. K., 48 vjeç dhe H. M., 28 vjeç, banues në Durrës dhe Maminas, pasi u konstatuan në mënyrë flagrante nga shërbimet e Policisë, duke hedhur inerte në fshatin Maminas.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Gj., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset Y. Gj., dhe A. Gj., (kunata), pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike me njëra-tjetrën.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. Sh., 30 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Shkatërrim prone me dashje kryer në bashkëpunim”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.