Raporti i ngjarjeve, 26,27,28 korrik 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 302 shtetas, konkretisht: 96 shtetas janë vënë në pranga, 191 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste, 9 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 10 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 36 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 10 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 45 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 9 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 15 raste, 6 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 11 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 51 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 49 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 14 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 21 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-14 raste të veprës penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 2 shtetas janë arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-nga 3 raste të falsifikimit, kalimit të kundërligjshëm të kufijve, trafikimit të mjeteve motorike, vetëgjyqësisë dhe përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. Secili me tyre me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 2 shtetas të arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike, me 2 shtetas të arrestuar, 5 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të goditjeve për shkak të detyrës, me 2 shtetas të arrestuar;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të kundërligjshëm të kufirit, ngacmimit seksual, përndjekjes dhe përkrahjes së autorit të krimit, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i krimeve kibernetike, me autor/ë të paidentifikuar;

-nga 1 rast i fyerjes, keqtrajtimit të kafshës, kanosjes për shkak të detyrës, shkatërrimit të rrjetit elektrik, kallëzimit të rremë, shpërdorimit të detyrës dhe organizimit/pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 8 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3, të dyshuar të implikuar në prostitucion.

Janë vënë në pranga 6 shtetas, përkatësisht për:

-ngacmim seksual;

-kalim të kundërligjshëm të kufirit;

-veprime të dhunshme në aktivitet sportiv;

-pornografi;

-kallëzim të rremë;

-shfrytëzim për prostitucion, posedim pa leje të armës së gjahut, heqje të paligjshme të lirisë dhe dhunë në familje.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shteta kanë humbur jetën dhe 13 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 51 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 29 shtetas janë vënë në pranga dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku ra aksidentalisht nga skela dhe ndodhet në spital shtetasi P. S., 58 vjeç, i cili punonte në banesën e shtetasit G. S., në lagjen nr. 18 Korçë, iu informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 61 vjeç, banues në Vloçisht (pronari i firmës ku punonte 58 vjeçari). Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi E. M., 38 vjeç me detyrë teknik firme dhe shtetasi M. S., 48 vjeç, pronari i banesës, pasi këta shtetas kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë dhe rezultojnë të pa siguruar në organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Sovjan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
A. P. 48 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i bllokon rrugën për në banesën e saj një 41-vjeçare;
E. D., 40 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 46- vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datën 11.07.2025, ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë para oficerëve të policisë gjyqësore, për një 46-vjeçare.

Pogradec/Më datën 25. 07.2025, në fshatin Kriçkovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, nga kabina elektrike që ndodhej aty pranë.

Materialet procedurale u kaluan në Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit E. H., 46 vjeç, banues në Lushnjë, R. Ç., 28 vjeç, banues në Lushnjë dhe R. L., 66 vjeç banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 40 vjeç, banues në Fier pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit S. R., me pretendimin se do i dërgonte 2 automjete nga jashtë shtetit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 25 vjeç, banues në Zharrëz, pasi ka kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës, duke mos pranuar të heq automjetin e tij nga trotuari;
-shpallën në kërkim shtetasit S. B., 36 vjeç, A. B., 21 vjeç dhe E. G., 26 vjeç, të tre banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me një shtetas 33 vjeç dhe pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, i kanë marrë çantën e krahut. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin B. P., 57 vjeç, banues në fshatin Ashtë, pasi ka goditur shoferin e ambulancës së qendrës shëndetësore të Vaut të Dejës, shtetasin A. N., 56 vjeç, për shkak të detyrës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. C., 40 vjeç, banues në fshatin Zhejë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për shtetasin e mitur 12-vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-O. S., 27 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Zvicër. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-N. P., 36 vjeç, banues në fshatin Hot, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Suedi. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në fshatin Boric i Madh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. T., 54 vjeç, (babai i tij) se 29-vjeçari i ka djegur disa thasë me bimë medicinale sherebelë, në pronën e tij.

-Më datë 17.07.2025, ka kallëzuar shtetasi A. L., 54 vjeç se është larguar nga banesa djali i tij shtetasi I. L., 26 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kirbenetike të DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin D. D., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje pornografike me të mitur, në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Telegram”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 23-vjeçarit, ku gjatë analizës dhe këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë videot intime, në rrjetet sociale të personave të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, pasi ka kanosur një 52-vjeçare, nëpërmjet telefonit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, shtetasi N. N., banues në fshatin Dervician, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin gjerman, M. S., 30 vjeç. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë shtetasi N. N., dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë.

Pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, në vendin e quajtur “Tuneli i Skërficës”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte shtetasi A. R. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-A. K., 29 vjeçe, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde e dyshuar Kokaine;
-F. Xh., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi lënde e dyshuar Kanabis.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Ç., 54 vjeçe, pasi me vetëgjyqësi ka hedhur disa inerte në afërsi të një pallati në ndërtim.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin H. F.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim D. P., 37 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin F. M. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin M. B., 18 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje. Gjithashtu, ky shtetas për të shmangur procedurat e metejshme, i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhe me prerje 2000 lekë;
-arrestuan shtetasin B. D., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ky shtetas për të shmangur procedurat e metejshme, i ka ofruar punonjësit të policisë dy kartëmonedha;
-arrestuan shtetasin D. K., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 48 vjeç, pasi me automjetin e tij ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. A., i cili ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 31 vjeç, pasi në Rrugën e Arbërit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si shkak e daljes nga rrugës janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjeret e tij, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 25.07.2025, është paraqitur për mjekim në spital shtetasja L. H., 33 vjeçe, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin O. F., 21 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë. Gjatë një konflikti të çastit 21 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij 21 vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin K. P., 42 vjeç, banues në Laç, pasi është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin A. K., 57 vjeç, banues në të njëjtin qytet.

Materialet procedurale për të dy rastet i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin E. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e policisë, në lagjen “Isa Boletini”, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, të caktuar si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. B., 38 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi dyshohet se për çështje prone, ka kanosur me fjalë, gjatë kryerjes së detyrës, një punonjës të Policisë Bashkiake Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. D., 34 vjeç dhe E. D., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.07.2025, rreth orës 08:10, për motive të dobëta, kanë kanosur dhe goditur me grushte në fytyrë punëtorin e parkimit të një hoteli, në fshatin Dhërmi, Himarë, shtetasin B. K., 33 vjeç, banues në Burrel.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë arrestuan shtetasit:
•F. S., 21 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 25.07.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
•D. V., 47 vjeç, banues në Delvinë, pasi më datë 25.07.2025, rreth orës 15:50, në rrugën “Gjergj Araniti”, Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka përplasur motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Sarandë, i cili si pasojë është dëmtuar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. Xh., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde e dyshuar Kokaine dhe Kanabis. Lëndët narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin në kërkim K. B., 31 vjeç, pasi e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. S., 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi si referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhinier ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi P. A., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. G., 25 vjeç dhe A. G., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 40-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me rastin e një 68 vjeçareje, banuese në Domgjon, Mirditë, e cila më datë 26.07.2025, është paraqitur në urgjencën e spitalit të Mirditës, pasi dyshohet se ka konsumuar sasi të ndryshme medikamentesh dhe ka humbur ndjenjat. Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 27.07.2025, rreth orës 12:15, në qytetin e Laçit, shtetasi Y. V., 50 vjeç, banues në Kurbin, gjatë kohës që po çmontonte një tendë në një subjekt privat në pronësi të shtetasit Gj. K., dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi dhe ka pësuar dëmtime trupore.

50-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. D., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-S. F., 32 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetasen italiane V. F., 40 vjeçe, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar motomjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi motomjetin dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja V. F., dhe bashkëshorti i saj shtetasi E. Xh., i cili ndodhej pasagjer në motomjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasin M. L., 18 vjeç, banues në fshatin Razëm, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. E., 49 vjeç, banues në fshatin Dobraç, se 18-vjeçari, dyshohet se i ka vjedhur një celular tip Iphone.

-Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe mbesa e tij shtetasja S. P., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin E. P., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh dhe disa mallra, në marketin e një 43-vjeçari.

Gjithashtu, arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 36 vjeç dhe E. M., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. M., 39 vjeç dhe N. M., 53 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Pogradec/Më datë 27.07.2025, në fshatin Dunicë, ka rënë zjarr në një magazinë në pronësi të 2 shtetasve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sasi baze ushqimore për bagëtitë. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Maliq/Më datë 27.07.2025, në fshatin Plasë, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike në një shtyllë të tensionit të mesëm që ndodhet aty.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq ndaluan shtetasin R. B., 72 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi Gjykata e Korçës, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. Z., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme prej 1 viti një 30 vjeçare.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal dhe shpalli në kërkim shtetasen O. L., 53 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dyshohet se ka vjedhur unaza floriri, në një argjendari.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me 1 mjet prerës (thikë), një 20- vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
L. H., dhe B. T., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje;
G. XH., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht një 24-vjeçar.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Më datën 26.07.2025, në fshatin Lajthizë, Pustec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe toke e konsiderueshme me pyje. Po punohet për shkakun e rënies së zjarrit dhe për identifikimin e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. Xh., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde e dyshuar Kokaine dhe Kanabis. Lëndët narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin në kërkim K. B., 31 vjeç, pasi e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. S., 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi si referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhinier ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi P. A., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. G., 25 vjeç dhe A. G., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 40-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen K. H., 49 vjeçe, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, me pretendimin se kjo shtetase ushtron dhunë psikologjike ndaj tij.

Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, shtetasi D. A., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka pësuar djegie në trup, dyshohet aksidentalisht për shkak të një defekti në vakumin e serbatorit të mjetit të tij lundrues tip gomone. Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç, banues në Maqedoni. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin francez R. E., 37 vjeç, banues në Francë, pasi më datë 26.07.2025, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit maqedonas P. T., 54 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, dhe shtetasit A. B., 70 vjeç, banues në fshatin Dukat, pasi më datë 26.07.2025, në aksin rrugor “Orikum–Dukat”, shtetasi P. T., duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar drejtuesin e motomjetit, shtetasin A. B., i cili si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime fizike dhe ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. B. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., banues në fshatin Hundkuq, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, shtetasin R. M..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Sh., 35 vjeçe, banuese në fshatin Buz (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka djegur ambientin ku ruante ushqimin për bagëtitë, shtetasi N. Z..

Mesditën e djeshme, është gjetur në automjet, në fshatin Selck, trupi i pajetë i shtetasit B. N., 65 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Më datë 26.07.2025, si pasojë e një vatre zjarri në territoret e fshatrave Izvor i Vjetër dhe Levan, janë djegur rreth 10 hektarë tokë (sipërfaqe pyjore dhe sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme). Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. C., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasi L. P., 50 vjeç, se shtetasi Xh. C. ka furnizuar automjetin, me karburant, dhe ka paguar me një kartmonedhë 50 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar;
-M. L., 32 vjeçe, banuese në Vaun e Dejës, pasi kishte zënë një hapësirë në afërsi të bregut të liqenit të Komanit dhe ushtronte aktivitet me shezlongë dhe çadra, pa leje nga organet kompetente. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çadrat dhe shezlongët.

-Më datë 27.07.2025, ka kallëzuar shtetasi Gj. C., 78 vjeç, se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Bardhaj, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

-Më datë 27.07.2025, në fshatin Grudë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke dhe për pasojë janë djegur disa pemë ulliri në tokën në pronësi të shtetasit G. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprake
Rreth orës 10:00, shtetasja D. M. ka njoftuar Policinë se bashkëshorti i saj, shtetasi V. M., 57 vjeç, duke prerë dru, në fshatin Xhan, është dëmtuar në këmbë dhe ka mbetur i bllokuar. Shërbimet e Policisë dhe të Urgjencës Kombëtare kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Muriqan–Shkodër”, shtetasi F. F., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë. Ai po merr mjekin në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. R., 34 vjeç, pasi ndaj tij, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-kapën e ndaluan shtetasin B. Sh., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
-arrestuan shtetasit A. J., 44 vjeç, K. C., 24 vjeç, M. Q., 48 vjeçe, R. S., 25 vjeçe dhe I. S., 23 vjeçe, familjarë me njëri-tjetrin. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta, me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Th., 38 vjeç, pasi i gjetën me vete një sasi e vogël municioni luftarak.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin A. S., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. J., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në ajër, të cilën e posedonte me leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 27 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të paraqitur dokumentat e automjetit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit R. H., 30 vjeç dhe R. P., 22 vjeçe, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 19 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Xh., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. A. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, ndërsa shtetasit K. Xh. iu gjet një shkop gome.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. H., 66 vjeç, A. H., 46 vjeç, dhe E. Gj., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
-L. H., 20 vjeç, banues në fshatin Arapaj, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit U. A., 23 vjeç dhe S. T., 54 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shtetasit U. A., gjatë kontrollit fizik, iu gjet një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.