Krujë/Vijon plani operacional policor, anticannabis, i koduar “Koordinata”, arrestohen 2 shtetas

Krujë/Vijon plani operacional policor, anticannabis, i koduar “Koordinata”.

Arrestohen në flagrancë autorët e 2 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Krastë dhe Brret.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, që po kryhen me objektiv konstatimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën 2 raste të tjera në këtë fushë. Konkretisht:

-u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 67 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike;
-u arrestua në flagrancë A. K., 62 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Brret, bimë narkotike.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve