Raporti i ngjarjeve, 19,20,21 korrik 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 272 shtetas, konkretisht: 75 shtetas janë vënë në pranga, 175 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 22 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 24 raste, 4 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 31 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga, 8 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 34 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 16 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 8 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 19 raste, 8 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 41 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 33 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 33 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-8 raste të vetëgjyqësisë. 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është arrestuar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të prishjes së qetësisë publike. 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 4 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;

-3 raste të falsifikimit. 2 shtetas janë ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe 3 raste të fyerjes, secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 1 shtetas është srrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të ngacmimit seksual dhe 2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është srrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të keqtrajtimit të të miturit. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i braktisjes së fëmijës së mitur dhe shtrëngimit me anë të kanosjes/dhunës për marrje të pasurisë, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i përkrahjes së autorit të krimit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i importimit, prodhimit, shitjes dhe ruajtjes së ushqimeve të rrezikshme

për shëndetin ose jetën e njerëzve, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i heqjes së paligjshme të lirisë, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, me nga 1 shtetas të arrestuar në flagrancë;

-4 raste në total të krimeve kibernetike (1), kanosjes për shkak të detyrës (1) dhe përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike (2), për të cilat po punohet për të identifikuar dhe kapur autorët;

-nga 1 rast i mbajtjes pa të drejtë të uniformës, deklaratës së rremë përpara OPGj-së, trafikimit të mjeteve motorike, dhunimit të banesës (2) dhe vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimit, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

-2, për përndjekje;

-1, për kalim të kundërligjshëm të kufirit;

-1, për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim të krimit.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 17 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas ka humbur jetën dhe 18 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 55 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 31 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Elbasan

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

-B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;

-D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. R., 21 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 20.07.2025, në fshatin Veliqot, është vjedhur një shumë parash në stanin e bagëtive të shtetasit R. B., 26 vjeç. Punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e bërë më datë 19.07.2025, nga shtetasi N. T., për thyerjen e derës së lokalit të tij, në lagjen nr. 9, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet e regjistruara nga DVR-ja e kamerës së sigurisë në lokalin e tij. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 26 vjeç, banues në Korçë dhe O. R., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
V. Zh., 66 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
E. B., 28 vjeç, banues në fshatin Dishnicë (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi;
M. Q., 75 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbetje dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
A. L., 37 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshërve të tij, si dhe iu ka thyer xhamin e derës së banesës;
V. A., 79 vjeç, banues në fshatin Vërnik, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, nga pakujdesia, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. M., 59 vjeç dhe V. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, 59-vjeçari ka qëlluar me shuplakë bashkëshorten dhe vajzën e 38-vjeçarit, ndërsa ky i fundit ka goditur me send të fortë shtetasin I. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në fshatin Vloçisht, në magazinën në pronësi të shtetasit R. N., dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 15, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasi N. K., rreth 66 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet e para dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 79 vjeç, pasi në rrugën “Fadil Rada” dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin H. H.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan me iniciative shtetasin F. G., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një shtetaseje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. M., 27 vjeç, M. K., 22 vjeç, A. K., 21 vjeç, N. B., 35 vjeç dhe A. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. T., 58 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ky shtetas u kap në PKK Bllatë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin N. N., 39 vjeç, pasi në rrugën “Bulevardi Blu” ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë;
-shpallën në kërkim shtetasin A. B., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me 3 shtetas. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. N., 48 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-O. K., 28 vjeç, sepse në Rrugën e Kavajës, nuk i është bindur urdhërit të punonjsve të policisë për të ndaluar motomjetin me të cilin u konstatua duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Nga verifikimi i kryer, rezultoi se e drejtonte motomjetin pa leje;
-E. N., 29 vjeç, pasi në rrugën “Asim Vokshi” është përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Nga verifikimi i kryer, rezultoi se e drejtonte automjetin pa leje;
-Ch. Y., 36 vjeç, pasi automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Identifikohen 2 autorët e dyshuar të zjarrvënieve në fshatrat Kalivaç dhe Gjormë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve, u identifikuan shtetasit S. P. dhe B. Gj., të cilët dje, dyshohet se kanë ndezur zjarre që u përhapën në sipërfaqe të tjera toke. Në vijim të veprimeve për këto raste:
-specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 59 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kalivaç, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe bar të thatë;
-specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. Gj., banuese në Laç, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Gjormë, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasja E. B. Gj., 21 vjeçe, banuese në Lezhë, se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një profil fals me fotot e saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2025, rreth orës 02:20, te kryqëzimi i Patokut, shtetasi B. T., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka rënë në kanal.

Shtetasi B. T. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë këtij momenti, dyshohet se arma ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, pa shkaktuar pasoja. Vijon puna për kapjen e tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
•N. K., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis;
•E. M., 26 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë;
•M. K., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis;
•K. M., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. K., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës për sigurinë e fëmijëve në kompleksin e lodrave në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi më datë 20.07.2025, rreth orës 21:00, duke luajtur, ka rënë nga një lartësi prej 2 metrash një i mitur 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim për dy ngjarje aksidentale, konkretisht:
•më datë 20.07.2025, në spital ka marrë ndihmë mjekësore shtetasi A. L., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën e tij, në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar alkool dhe pesticide (fotoksinë). Aktualisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën;
•më datë 20.07.2025, gjatë punës në një restorant në fshatin Zvërnec, Vlorë, është dëmtuar aksidentalisht, me mjet prerës, një i mitur 15 vjeç, i cili pas marrjes së mjekimit, është larguar në banesë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:
•arrestuan shtetasin E. J., 50 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi është konstatuar në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•proceduan penalisht shtetasin M. I., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 20.07.2025, në rrugën automobilistike Orikum–Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka goditur nga mbrapa dhe është larguar nga vendi i ngjarjes automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin F. S., 37 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, automjeti tip “Ford” është spostuar dhe ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., banues në Fier, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës më zjarr”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj., 42 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka dëmtuar derën e Zyrës së Shërbimit për Qytetarët të Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., 67 vjeç, banues në fshatin Kutë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 64 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Më datë 20.07.2025, gjatë natës, një shtetas ende i paidentifikuar është futur në një objekt kulti në fshatin Hambar dhe ka marrë një shumë të vogël parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 46 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur një automjet të parkuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve K. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. H., 57 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, kanë penguar punën e punonjësve të një subjekti minerar në Martanesh.

Më datë 20.07.2025, në spitalin e Bulqizës është paraqitur shtetasi A. P., 63 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë zjarrfikës, ku gjatë ndërhyrjes për fikjen e një vatre zjarri në Malin e Bardhë, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë disa dëmtime në trup. 63-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasi M. Y., 51 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës, shtetasi Gj. Rr., 81 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 44 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, kushëririn e tij, shtetasin E. Ç., për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Rrënjëza”, në fshatin Kanikol, ka qenë aktive një vatër zjarri, si pasojë e së cilës është djegur një sipërfaqe toke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Beçisht, në vendin e quajtur “Antenat”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e vogël toke.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, shtetasi E. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat kufizuese të aksit. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 21-vjeçari.

Në vijim informacionit të dhënë më datën 18.07.2025, për kallëzimin e bërë nga shtetasi I. M., për largimin nga banesa të babait të tij, iu informojmë se shtetasi M. M., 82 vjeç, është gjetur i pajetë në lagjen “11 janari”, në vendin e quajtur “Fusha e vjetër”. Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen E. N., 42 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti, se kjo shtetase ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata, duke mos e lejuar të takojë fëmijën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit E. N., 30 vjeç, dhe I. N., 22 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datë 19.07.2025, rreth orës 18:10, në rrugën “Onhezmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin I. D., 25 vjeç, banues në Sarandë.
Po nga këta specialistë, u referuan materialet për vlerësim, pasi më datë 19.07.2025, shtetasi V. V., 47 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, ka bërë kallëzim ndaj shtetasit K. H., 55 vjeç, banues në Pensilvani, SHBA, me pretendimin se ky shtetas e ka kërcënuar dhe synon t’i zërë tokën në Ksamil.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:
•arrestuan shtetasin F. P., 20 vjeç, banues në Itali, pasi u konstatua në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur;
•proceduan penalisht shtetasin O. K., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Studenti”, Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Smart”, është përplasur me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në Sarandë, i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 19.07.2025, lidhur me ngjarjen e ndodhur në shëtitoren “Willson”, në Shëngjin, ku gjatë punimeve në një strukturë për ngritjen e një skene humbi jetën një punëtor, ju informojmë se: Nga veprimet hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Sh., 64 vjeç, banues në Shëngjin, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje. Nga hetimet e deritanishme rezulton se më datë 19.07.2025, rreth orës 16:30, shtetasi Z. L., 32 vjeç, punëtor në këtë subjekt, duke punuar mbi një strukturë për ngritjen e skenës, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash, duke marrë dëmtime të rënda trupore, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin:
-A. N., 32 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 22 vjeçare banuese në Lezhë, se më datë 18.07.2025, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, ai e ka kërcënuar me fjalë.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasen:
-A. Sh., pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti i saj, shtetasi M. L., banues në të njëjtin fshat, i cili pretendon se ajo ka lënë tre fëmijët e mitur në kujdes të gjyshes së tyre, për shkak të angazhimeve të punës, dhe se ata nuk gëzojnë përkujdesje të mjaftueshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasen shtetasen M. M., pasi ka bërë kallëzim shtetasja A. B., 35 vjeçe, (motra e saj), se shtetasja M. M i ka vjedhur një varëse floriri dhe disa sende personale që ndodheshin në banesën e prindërve të tyre.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, DVP Lezhë
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. Z., 30 vjeç, banues në Manati, Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin R. M., 80 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. M. ka mbetur i dëmtuar dhe është shtruar në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
-Një të mitur 16 vjeçar, banues në fshatin Gjorem, Kurbin, pasi në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, në Manati, Lezhë, u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Tale/Lezhë
Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit, është konstatuar në rrezik mbytjeje një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shtetasi N. M., banues në Rrila, është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec ndaluan shtetasin J. M., 52 vjeç, pasi nga verifikimi i bërë nga IMT-ja dhe Komisariati i Policisë Pogradec, rezultoi se në Volorekë ky shtetas ka kryer punime ndërtimi pa leje.

-Referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. K., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e konfliktit të ndodhur më datën 18.07.2025, ku ishin konfliktuar 4 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësimi, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi N. M., 51 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj, (me detyre kryetar i fesë Islame), pasi disa shtetas e kanë kundërshtuar me fjalë, pasi nuk ishin dakord për zgjedhjen e imamit të ri.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
M. H., 62 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi motomjeti që drejtonte pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke marrë dëmtime vetë 62-vjeçari i cili po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën;
R. D., 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me dy automjete të tjera, dhe për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi E. A., 25 vjeç, banues në fshatin Gurishtë, drejtuesi i një prej automjeteve, i cili po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi dje rreth orës 21:00, shtetasi I. H., 84 vjeç, banues në Korçë, është rrëzuar në banesë për shkak të problemeve të tjera shëndetësore. Aktualisht po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Korçë/Më datën 19. 07.2025, ka kallëzuar shtetasi N. T., 46 vjeç, banues në Korçë, se në lagjen nr. 9 Korçë, ku ka në pronësi një lokal, gjatë orëve të natës, persona të pa identifikuar i kanë thyer derën e lokalit. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. K., 32 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, pasi në Rrugën e Durrësit, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 22-vjeçar;
-A. P., 19 vjeç dhe S. Q., 20 vjeç, pasi nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë, për kontrollin e automjetit të tyre, duke tentuar të largohen.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 49 vjeç dhe P. Zh., 84 vjeç, pasi në fshatin “Zall” dhe në Krujë, nga pakujdesia, kanë djegur një sipërfaqe toke.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. P., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-E. D., 23 vjeç, pasi në Kamëz, nuk i është bindur urdhërit të punonjsve të policisë për të ndaluar automjetin, të cilin e drejtonte pa leje;
-H. A., 59 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Krujë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë lidhur me aksidentin rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Fushë Krujë-Arameras ju informojmë se, në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 19 vjeç. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtues E. H., 26 vjeç dhe pasagjer S. H., 27 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të 3 shtetasit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 19.07.2025, shtetasit K. Q., 29 vjeç dhe E. B., 37 vjeçe, kallëzuan se kanë konstatuar xhamat e automjeteve të tyre të thyer. Nga verifikimet e kryera nuk rezulton të jetë vjedhur asgjë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit;

-Më datë 19.07.2025, shtetasja Xh. M., 43 vjeçe, kallëzoi se në Kamëz është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me një drejtuese automjeti të panjohur. Punohet për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin L. M., 25 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se ka trafikuar një motomjet të vjedhur, tip “Yamaha”. Gjatë kontrollit në këtë motomjet u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•G. S., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij në rrugën “Gjergj Kastrioti”, u konstatua se ushtronte aktivitet tregtar (parkim automjetesh), i papajisur me kasë fiskale.
•D. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi B. E., 37 vjeç, banues në Kavajë, i cili pretendon se shtetasi D. M., duke ushtruar funksionin e avokatit, në mirëbesim i ka marrë një shumë parash që ai kishte përfituar si dëmshpërblim për vdekjen aksidentale të babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. A., 18 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, dhe për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi më datë 17.07.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Orikum, kanë goditur me grushte dhe kanë dëmtuar në kokë dhe fytyrë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në fshatin Dukat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•E. L., 45 vjeç, dhe A. L., 39 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 18.07.2025, në lagjen nr. 1, Ksamil, janë konstatuar duke ndërtuar pa leje një pedanë me konstruksion druri dhe skelet hekuri.
•A. M., 52 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 16.07.2025, ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase e mitur, 17 vjeçe, e cila pretendon se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Po nga këta specialistë u referuan materialet për vlerësim në Prokurori, pasi më datë 18.07.2025, në lagjen nr. 4, Sarandë, në vendin e quajtur “Limjoni”, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i cili nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për autopsi.
-Në lidhje me një video të publikuar dhe në rrjetet sociale, për një konflikt të ndodhur në një lokal në Palasë, ju informojmë se shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi janë njoftuar menjëherë për këtë rast, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45. Nga verifikimet paraprake, nuk  janë konstatuar persona të dëmtuar si pasojë e këtij konflikti, por është dëmtuar lehtë, gjatë kohës që po largohej nga ambientet e lokalit, shtetasi A. V., i cili nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në konflikt. Vijon puna  për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, DVP Lezhë, arrestuan shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës u konstatua duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi

Si dhe proceduan shtetasin A. P., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë–Ishull Lezhë është përplasur me një motomjet dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi në aksin rrugor Lezhë–SMT, shtetasi E. D., 30 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar një motomjet tip “Honda”, ka përplasur biçiklistin Gj. Gj., 81 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy shtetasit, të cilët pas marrjes së mjekimit në Spitalin Rajonal Lezhë janë larguar për në banesë. Punohet për përcaktimin e autorit të kësaj vepre penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin ndaluan shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Gjorëm, Kurbin, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kishte lëshuar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal që parashikonte dënimin e tij me 10 (dhjetë) ditë burg, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pa autor, pasi me datë 17.07.2025, shtetasi A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë, është konstatuar me dëmtime të lehta në autostradën Milot–Lezhë dhe ka deklaruar se ishte konfliktual me një person të panjohur. Pas komunikimit me familjarët, rezultoi se 25 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Po më datë 18.07.2025, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin V. V., 34 vjeç, banues në Milot, pasi ka bërë kallëzim i ati, shtetasi G. V., 71 vjeç, se gjatë një konflikti në banesë djali e ka goditur me një aparat celular, duke i shkaktuar një dëmtim të lehtë.

Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 38 vjeç, banues në Gjakovë, pasi është kapur në Reps, Mirditë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë nisën procedimin penal për një shtetas të mitur, 15 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, pasi në një resort në Tale ka vjedhur një telefon, një çantë dhe një palë syze, në pronësi të një shtetaseje nga Kosova.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 18.07.2025 shtetasi R. L., 37 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, ka denoncuar se gjatë një furnizimi në një pikë karburanti në fshatin Skuraj, Kurbin, një shtetas i ka dhënë një kartëmonedhë 50 euro të dyshuar si e falsifikuar. Janë marrë në pyetje personat e përfshirë në këtë rast: shtetasi S. C., 50 vjeç, banues në Burrel, dhe pronari i pikës së karburantit, shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan ne flagrance shtetasin A. M., 62 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetasin çek K. N., 26 vjeç, pasi në aksin rrugor “Theth-Bogë”, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, dhe më pas është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë është dëmtuar 26-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 42 vjeç, banues në fshatin Kryezi, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Itali. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 35 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi me datë 17.07.2025, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës ka ndërruar jetë shtetasi F. C., 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar fotoksinë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. A., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 18.07.2025, në fshatin Vukpalaj, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 mjete prerëse (thika), 1 celular dhe disa produkte ushqimore dhe rroba.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. C., 58 vjeçe, banuese në Fushë Arrës, pasi ka bërë kallëzim shtetasi L. C., 71 vjeç, se 58-vjeçarja, i ka ofenduar dhe ju pengon ujin për vaditje banorëve të lagjes.

-Më datë 17.07.2025, shtetasi M. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se në lagjen “Skënderbeg”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariati E Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:
F. F., 65 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje;
E. H., 44 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi u kap duke transportuar rreth 20 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit;
I. T., 53 vjeç, P. P., 35 vjeç, J. M., 26 vjeç, dhe J. M., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur njërit-tjetrin, me sende të forta, pas një konflikti për motive pronësie.

Më datën 18. 07.2025, në kodrat e fshatit Çërravë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi. Po punohet për sqarimin e rrethanave të zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet proceduarave i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:40, në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit G. Xh. Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 27 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 24 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Shtetasi K. Z., u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Nga kontrolli i ushtruar, pasagjerit në automjetin e tij shtetasit R. B, iu gjet një sasi e vogël e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u ushtrua kontroll në banesat e të dy shtetasve, ku në banesën e shtetasit K. Z., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e dyshuar lënde narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 40 vjeç, O. F., 22 vjeç K. J., 21 vjeç, L. H., 30 vjeç, të katërt banues në Berat, pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur nëpërmjet telefonit njëri-tjetrin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasin V. D., 36 vjeç, banues në fshatin “Vokopolë”, Dimal, pasi në fshatin Vokopolë dyshohet se ka ndezur zjarr, zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur rreth 3000 rrënjë ullinj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, kapën dhe ndaluan shtetasin B. A., 23 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u arrestua shtetasi M. L., 23 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar një automjet me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk është i pajisur me leje drejtimi.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin E. Xh., 36 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasit R. L., M. L. dhe R. B., pasi në bulevardin “Bajram Curri”, për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori për shtetasen V. V., 52 vjeçe, e cila dyshohet se, nga pakujdesia, ka djegur një sipërfaqe toke në fshatin Mëlciz.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. D., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin rrugor të ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ju informojmë se, në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 27 vjeç. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, përplasi biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., 54 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital.

Më datë 18.07.2025, shtetasja E. L. kallëzoi se më datë 15.07.2025 i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi E. F., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, në portalin “JOQ”, në të cilat shfaqet momenti ku një kafshë shtëpiake (qen) është qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer veprimet procedurale për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të vrasjes së kafshës. Si rezultat i veprimeve për këtë rast, u shoqërua autori i dyshuar, shtetasi Nj. L., 67 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu nga ambienti i banesës së vet, një kafshë shtëpiake (qen). Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas, për veprën “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon median dhe qytetarët, për denoncimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë, për të kontribuuar në mbrojtjen e kafshëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin T. S., 66 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. H., 55 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ndryshuar bravën e derës së një shtetaseje 52 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 25 vjeç, banues në Dërmënas, pasi gjatë kontrollit në banesë u gjet një sasi Cannabisi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.