Klos, Dibër/Vijon operacioni policor, antidrogë, i koduar “Pritja”

Klos, Dibër/Vijon operacioni policor, antidrogë, i koduar “Pritja”.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shkon 2 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni.

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Pritja”, në bashkëpunim të ngushtë, u kap nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi E.N., 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë.

Për këtë shtetas Gjykata e Dibrës, ka kërkuar ndalimin e tij, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.