DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike, në qytet dhe në zonat turistike

DVP Vlorë

Kontrollet për lirimin e hapësirave publike vijojnë pa ndërprerje, në qytet dhe në zonat turistike.

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar veprimet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që parkojnë gabim automjetet e tyre, duke sjellë problematika në lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve të tjera, me fokus të veçantë zonat më të frekuentuara të qytetit, si: “Muradia”, bulevardi “Ismail Qemali”, Lungomare, si dhe akse të tjera me fluks të shtuar për shkak të sezonit turistik.

️ Si rezultat:
• Janë vendosur qindra masa administrative ndaj drejtuesve që kishin zënë trotuaret dhe rrugëkalimet për këmbësorë;
• Janë larguar me karrotrec dhjetëra automjete që pengonin qarkullimin në këto zona.

✅ Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për të garantuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

⚠️ Apel për drejtuesit e automjeteve:
Parkimi i dyfishtë nuk do të ndëshkohet vetëm administrativisht, por edhe penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal. Respektoni rregullat e qarkullimit, pasi çdo shkelje do të ndëshkohet dhe mjeti do të tërhiqet me karrotrec!