Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, kundër disa veprave penale në fushën ekonomike.
Sekuestrohen shumëllojshmëri mallrash, 1 automjet dhe shumë parash në lekë dhe në euro.
Arrestohet 1 shtetas që transportonte mallra dhe qytetarë, pa qenë i regjistruar në organet kompetente për asnjërin aktivitet.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas fshihte të ardhurat që fitonte nga disa aktivitete ekonomike që kryente, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin “Stacioni”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi F. P., 68 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar 2 qytetarë. Nga kontrolli fizik, iu gjetën shuma parash në euro dhe në lekë, të dyshuara të përfituara nga këto paligjshmëri, si dhe nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 550 paketa me cigare, pije alkoolike, mjete industriale dhe produkte ushqimore. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. P. nuk kishte licencë për transport qytetarësh, si dhe se mallrat që transportonte ishin të kontrabanduara, pasi nuk kishte fatura blerjeje për to.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️