Policia Rrugore e Tiranës – Kontrolle intensive, 24/7, për sigurinë në rrugë

Policia Rrugore e Tiranës – Kontrolle intensive, 24/7, për sigurinë në rrugë!

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, ndëshkimin e shkelësve dhe menaxhimin e trafikut, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar prezencën në terren, me patrulla dhe mjete bashkëkohore, në të gjitha akset hyrëse/dalëse të Kryeqytetit.

Gjatë javës së fundit janë:

➡️ Arrestuar/proceduar penalisht 35 drejtues mjetesh;
➡️ Bllokuar 42 automjete, për shkelje të ndryshme.

Fokus i veçantë i kontrolleve:

Parandalimi/eleminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike;
Lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete/apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT;
Sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve;
❌ Ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit;
Shkeljes së sinjalistikës rrugore;

‍♂️ Policia Rrugore do të vijojë kontrollet pa ndërprerje, në çdo orë dhe në çdo segment rrugor, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për të gjithë.

Respekto rregullat. Siguria në rrugë nis nga secili prej nesh.