Policia Rrugore e Sarandës, prezente 24/7 në qytet dhe në të gjitha zonat turistike përreth, për një sezon veror të sigurt.
Për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe turistëve gjatë kësaj periudhe, shërbimet e Policisë Rrugore në Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në çdo aks rrugor, me fokus të veçantë zonat bregdetare dhe rrugët hyrëse/dalëse të qytetit.
Monitorimi vijon pa ndërprerje me mjete bashkëkohore, për evidentimin në kohë reale të shkeljeve që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe të pushuesve.
Gjatë javës së parë të muajit korrik:
✅Janë arrestuar/proceduar penalisht 5 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.
✅ Janë vendosur 1157 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndër të cilat:
✅ 418 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjetit;
✅ 3 masa për përdorim të xhamave të zinj;
✅ 5 leje drejtimi të pezulluara ose tërhequra;
⭕️ Ndalim administrativ i një mjeti që nuk plotësonte kushtet për qarkullim.
⛔️ Një drejtues mjeti është ndëshkuar me masë administrative 39 000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, pasi qarkullonte me një automjet me targa të modifikuara, që prodhonte zhurma si dhe me fuqi specifike tej normës së lejuar për kategorinë e lejes së drejtimit që dispononte.
Policia Rrugore do të vijojë kontrollet në Sarandë dhe në çdo segment rrugor që të çon drejt zonave turistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Apelojmë për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht nga drejtuesit e motomjeteve dhe automjeteve që lëvizin drejt zonave bregdetare.
‼️Apel të veçantë për drejtuesit e automjeteve, që të mos parkojnë në vende që nuk jane të destinuara për parkim, pasi pengojnë lëvizjen e automjeteve të tjera dhe rëndojnë trafikun.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular