Raporti i ngjarjeve, 5,6,7 korrik 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 270 shtetas, konkretisht: 76 shtetas janë vënë në pranga, 174 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 29 raste, 8 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 12 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 28 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 29 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 113 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 13 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 9 raste, 7 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 49 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 47 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 21 raste. 8 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 33 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-10 raste të vetëgjyqësisë. 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të shpërdorimit të dëtyrës. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të krimeve kibernetike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim;

-3 raste të prishjes së qetësisë publike. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të dhënies ndihmë, emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve. 8 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;

-2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i tentativës për të kryer marrëdhënie seksuale, me dhunë, me të rritura, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i kanosjes për të mos kallëzuar, përndjekjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i ndërhyrjes së padrejtë në jetën private, për të cilin po hetohet për të zbardhur autorësinë;

-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, ngacmimit seksual dhe vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

5 shtetas janë arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për implikim në prostitucion.

2 shtetas janë arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për implikim në falsifikim.

Janë ndaluar 3 shtetas, të kërkuar përkatësisht:

-2 për ngacmim seksual;

-1 për përndjekje dhe për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 23 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 48 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 23 shtetas janë vënë në pranga dhe 27 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 43 vjeç, banues në Koplik, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka kallëzuar shtetasja N. H., 18 vjeçe, i ka humbur portofoli me disa dokumente të saj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 45 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin G. Sh., 54 vjeç, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasi L. Xh., 37 vjeç, banues në Kamëz, ka goditur me forcë dyert dhe muret e spitalit të Pukës, dhe më pas, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale ”Dhuna në familje”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

 

-Më datë 29.04.2025, shtetasi A. R., 24 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në automjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 61 vjeç, banues në Kurbin, pasi në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, banues në Mamurras. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. K. dhe një pasagjer, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

-arrestuan në flagrancë shtetasin V. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. N., 30 vjeç, banues në Itali, pasi në aksin rrugor “Laç-Mbikalimi i Patokut”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Gj., 29 vjeç, banues në Kurbin. Nga aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasja Sh. K., se bashkëshorti i saj, shtetasi F. K., 45 vjeç, e ka dhunuar. Shtetasja Sh. K. u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor

-arrestuan shtetasen E. B., 36 vjeçe, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 80 vjeç, pasi dyshohet se me biçikletën me të cilën lëvizte, i ka prerë rrugën automjetit që drejtonte shtetasi G. C., 22 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. S., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. R., 33 vjeç, pasi dyshohet se më datë 02.07.2025, te varrezat në lagjen “Shënkoll”, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte në afërsi të varrit të nënës së tij, dhe nga pakujdesia është djegur një sipërfaqe toke;

-S. P., 77 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte;

-16-vjeçar, pasi iu gjet një përforcues grushti.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-F. Ll., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre;

-T. C., 54 vjeç, pasi dyshohet se në fshatin Galigat, ka prerë dru, në mënyrë të kundërligjshme.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. H., 29 vjeç, pasi më datë 05.07.2025, në vendin e quajtur “Ura e Martirëve”, Vlorë, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. D., 45 vjeç, dhe në tentativë për t’u larguar me automjetin e tij, ka përplasur një automjet tjetër me drejtuese shtetasen E. E., 26 vjeçe, e cila pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë.

 

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 06.07.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi E. B., 23 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. Ç., 19 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dëmtuar lehtë në dorë.

 

Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 06.07.2025, ka bërë kallëzim shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Durrës, se më datë 04.07.2025, në ambientet e një parkimi, në fshatin Dhërmi, është goditur me grusht nga shtetasi E. A., 54 vjeç, banues në Vlorë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sot, rreth orës 10:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasi E. S., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar duke u përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. P., 58 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

DVP Durrës

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin në kërkim O. M., 21 vjeç, banues në Arapaj, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. L., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur;
  2. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
  3. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., me pasojë dëme materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin R. P., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 20 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një automjet.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. I., 21 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke lëvizur në rrugë, me një mjet prerës, në dorë;

-F. T., 43 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 60 vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. M., 33 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka kyçur derën;

-A. Xh., 42 vjeç, banues në fshatin Grabian, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi 48 vjeç.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis sativa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:

 

–arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 05.07.2025, për motive pronësie, ka përndjekur shtetasin A. S., 61 vjeç.

 

–proceduan penalisht shtetasin A. A., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 05.07.2025, gjatë një konflikti për disa punime ndërtimi në një pallat në lagjen “1 Maji”, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasin P. Sh., 48 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”.

 

–referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 05.07.2025, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, shtetaset F. F., R. I. dhe A. R., për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe verbalisht me shtetasen A. M.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:

 

–arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Laç, pasi më datë 05.07.2025, rreth orës 15:30, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, dyshohet se si pasojë e një parakalimi të gabuar, ka goditur mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin L. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit “Ford” dhe pasagjerët në të shtetaset N. B., dhe E. B., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

–arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në Xarrë, pasi më datë 05.07.2025, në rrugën “Dea”, Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, i pa pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen E. Ll., 49 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila pas ndihmës mjekësore, është larguar për në banesë.

 

–nisën procedimin penal për shtetasin I. Ç., 71 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 05.07.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka përplasur në vijat e bardha shtetasen L. A., 79 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të  Policisë Fier:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 27 vjeç dhe R. Xh., 28 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas 54 vjeç;

-referuan materialet në Prokurori pasi shtetasi Xh. G., 25 vjeç,  dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

 

Në datë 05.07.2025, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi Sh. Sh., 57 vjeç, i cili ka konstatuar se gjatë natës, në lokalin e tij në fshatin Aranitas, i kanë marrë disa steka cigare dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në “Theth”, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për shtetasin N. A., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar babai i tij, shtetasi Ë. A., pasagjer në motomjet,  i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.

 

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin  Gj. D., 59 vjeç, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, duke drejtuar automjetin e tij, si shkak i një manovër të gabuar, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. G., 25 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi  Sh. G.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. T., 66 vjeç, banues në Grudë e Re, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

-Më datë 05.07.2025, shtetasi Xh. M., 35 vjeç, ka kallëzuar se në ambientet e një parkingu të një subjekti tregtar, në lagjen “Salo Halili”, i kanë vjedhur motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 46 vjeç, banues në Balldre, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të vajzës së mitur.

-⁠referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. P., 22 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, pasi një e mitur ka kallëzuar se ai e ka ngacmuar seksualisht.

-referuan materialet në Prokurori për shtetasit: E. K., 32 vjeç, banues në Milot, S. K., 40 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, K. B., 30 vjeç, banues në Kurbin, F. Gj., 30 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi në rrugën “Kunës”, Shëngjin, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, për motive të dobëta.

-referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. I., 43 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, pasi dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke me shkurre, duke dëmtuar rreth 100 m² tokë.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 47 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin Milot–Lezhë.

-referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 15 vjeç, banues në Milot, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, në Shënkoll.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë:

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 05.07.2025, në Spitalin e Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore,  në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë  në spital  shtetasi G. P., 47 vjeç, banues në Rrajë e Velës. Nga veprimet paraprake dyshohet se 47 vjeçari  ishte vetëhelmuar. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 05.07.2025, rreth orës 18:30, në Urgjencën e Spitalit Lezhë ishte paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja I. K., rreth 25 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Ajo është transportohet për ndihmë të specializuar në QSUT, Tiranë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin V. K., 36 vjeç dhe shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ishte klient i dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. F., 26 vjeç, pasi në rrugën e Zallit, dyshohet se ka hedhur inerte në nië sipërfaqe toke, në kundërshtim me ligjin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 54 vjeç, pasi në subjektin në pronësi të shtetasit O. K, ka marrë flakë një bombul gazi dhe nga veprimet rezultoi se 54-vjeçari nuk ka marrë masat e sigurisë për ndërrimin e bombulave të gazit që ai dërgonte në këtë subjekt.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-ndaluan shtetasin G. M., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, dhe më pas  dyshohet se e ka kanosur për të mos kallëzuar në polici;

-ndaluan shtetasin G. H., 32 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash, shtetases A. F;

-shpallën në kërkim F. K., 35 vjeç, pasi në rrugën “Kujtim Laro” ka goditur me grushte një 32-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:

-arrestuan shtetasin M. C., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me pëllëmbë një të mitur 16-vjeçar;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçare.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. Ç., 64 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur një 55-vjeçare.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasin K. N, 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje;

-arrestuan shtetasin A. M., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-arrestuan shtetasin Ç. B., 31 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë, ka ndaluar automjetin në mënyrë të pasigurt dhe pa mjete sinjalizuese paralajmëruese, dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. C., 26 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 26-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-arrestuan A. T., 22 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur këmbësoren shtetasen M. Z., 87 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. B., 29 vjeç dhe E. A., 21 vjeçe, pasi në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë” janë përplasur mjetet që këta shtetas drejtonin. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

-Ditën e djeshme, shtetasja M. K., 34 vjeçe, kallëzon se i kanë marrë një shumë parash nga portofoli i saj të cilin e kishte lënë në një ambient. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP / DVKM Korçë

 

Procedime dhe arrestime për vepra të ndryshme penale në qarkun Korçë.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. L., 61 vjeç, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i cili nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit.

 

Gjithashtu, u proceduan penalisht:

 

-Sh. G., për ndërtim pa leje

 

-E. K., 44 vjeç, banues në Mirditë, për kanosje dhe shqetësim përmes telefonit, për motive të dobëta

 

-A. R., 75 vjeç, banues në Podgorie, pasi dyshohet se ka vjedhur bimë medicinale në pronësi të një 53-vjeçari.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht shtetasit:

 

-F. D., 41 vjeç, banues në Çiflig, pasi dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë) një 35-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta

 

-K. K., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se goditi me grushta dy shtetas, pas një konflikti të çastit

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare proceduan penalisht shtetasit:

 

-A. M., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin “Kapështicë–Bilisht” u kap duke transportuar pjesë këmbimi për mjete bujqësore, të dyshuara të kontrabanduara

 

-V. S., 45 vjeç, dhe E. M., 45 vjeç, doganierë në PKK Kapështicë, dyshohet se nuk kanë kryer procedurat e zhdoganimit të mallit të mësipërm.

 

DVKM Korçë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasve:

 

-E. Xh., 39 vjeç, banues në Fier

 

-A. Gj., 43 vjeç, banues në Rrëshen

 

-P. J., 43 vjeç, banues në Maliq

 

-Sh. S., 41 vjeç, banues në Elbasan

 

Më datë 05.07.2025, në fshatin Bulgarec, në banesën e shtetasit O. T., 46 vjeç ka rënë zjarr, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pogradec / Informacion paraprak

 

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, në liqen është gjetur i pajetë shtetasi D. O., 87 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur.

 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Sipas deklarimeve të familjarëve, ai ishte larguar nga banesa rreth orës 05:00 të mëngjesit.

 

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të të Policisë Fier:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 27 vjeç dhe R. Xh., 28 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas 54 vjeç;

-referuan materialet në Prokurori pasi shtetasi Xh. G., 25 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

 

Në datë 05.07.2025, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi Sh. Sh., 57 vjeç, i cili ka konstatuar se gjatë natës, në lokalin e tij në fshatin Aranitas, i kanë marrë disa steka cigare dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 61 vjeç, banues në fshatin Plug, pasi te rrethrrotullimi i këtij fshati, automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi Y. K., 71 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Y. K., i cili është në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një automjet.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. M., 50 vjeç, P. M. dhe A. A., 42 vjeç, pasi nuk kishin kasë fiskale në subjektet që administronin në plazhin e Divjakës.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Vreshtaz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D. dhe F. T., 58 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit

-A. P., 32 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-K. M., 68 vjeç, banues në fshatin Metoh, pasi ka punuar rrugën e fshatit duke e bërë të pakalueshme për banorët.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 30 vjeç, banues në  Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kanabis.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 32 vjeç, banues  në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. A., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr  në pronën e tij, zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe barishte.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasin R. P., 37 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh në një objekt kulti.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Q. Ll., 57 vjeç, E. Ll., 31 vjeç, R. Ll., 25 vjeç, të tre banues në Kuçovë, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nipit dhe kushëririt të tyre.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Dh., 45 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka shkuar pranë banesës së babait të tij dhe e ka ofenduar, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë:

-Më datë 04.06.2025, rreth orës 02:20, në vendin e quajtur “Ishull”, Shëngjin, shtetasi B. M., 45 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në pikën e shumicës, e cila ndodhet në të njëjtën godinë me banesën e tij. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, për shkak të hetimeve që janë në vijim, nuk jepen të dhëna të tjera. Po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. Gj., 67 vjeç, pasi dyshohet se, përmes mashtrimit, ka përfituar një shumë parash nga një 21-vjeçar.

-referuan materialet në Prokurori për shtetasin në kërkim B. H., 34 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.06.2025, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit O. Z., 88 vjeç, në lagjen Ishull-Lezhë, ka rënë zjarr, ku janë dëmtuar një parcelë me grurë dhe rreth 200 rrënjë ullinj. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e temperaturave të larta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë:

-Si rezultat i veprimeve hetimore për evidentimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim dy vëllezër, shtetasit A. K. 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në fshatin Domgjon, të cilët dyshohet se kanë kultivuar 130 bimë narkotike në një parcelë pyjore, në territorin e këtij fshati.

-Më datë 04.07.2025, është paraqitur në Komisariat shtetasi G. J., 31 vjeç, i cili kallëzoi se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, M. J., 38 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Italian L. R., 63 vjeç, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, duke drejtuar motomjetin e tij, si shkak i një parakalimit të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. M., 47 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja M. B., bashkëshortja e shtetasit L. R., pasagjere në motomjet.

 

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme në fshatin Trush shtetasi S. L., 50 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi S. L., i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Gj. P., 71 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, për shtetasit:

-Z. K., 63 vjeç, dhe Gj. K., 66 vjeç,  pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në një subjekt Zdrukthëtari, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;

-Gj. F., 74 vjeç, banues në fshatin Porav, për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi me vetëgjyqësi, ka prerë disa tuba uji të shtetasit Gj. I., 56 vjeç, banues në Porav.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 12:40, në Theth, shtetasi  V. A., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. Ç., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2,  i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kanabisi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 30 vjeç, pasi në rrjetin social ka hapur një profil fals me të dhënat e një 23-vjeçareje, duke e përndjekur në mënyrë të vazhdueshme;

-shpallën në kërkim shtetasin K. M., 34 vjeç, pasi në rrjetin social ka hapur një profil fals me të dhënat e një 35-vjeçareje, duke e përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. G., 32 vjeç dhe Xh. Ç., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;

-L. P., 28 vjeçe, pasi në Rrugën e Dafinave, për motive të dobëta, dyshohet se ka thyer xhamin e një subjekti.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. P., 46 vjeçe, pasi në rrugën “Reshit Çollaku”, për motive të dobëta, ka dëmtuar dy objekte dekorative në subjektin e shtetases A. J;

-shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 42 vjeç,  pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi E. M, se ky shtetas në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit;

-shpallën në kërkim shtetasin F. D., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një 30-vjeçar, bazuar në kallëzimin e këtij të fundit.Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. P., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmim seksual”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. H., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shkop shufër si të policisë.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasin F. K., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje;

-arrestuan shtetasin A. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se automjeti të cilin e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues E. D. Nga përplasja janë shkaktuar vetë dëme materiale;

-arrestuan shtetasen I. B., 46 vjeçe, pasi dyshohet se automjeti të cilin e drejtonte në gjendje të dehur ka shkaktuar një përplasje me dëme materiale.

 

-Më datë 04.07.2025, shtetasi M. Gj., 30 vjeç, kallzon se është kanosur në rrjete sociale si dhe i shpërndarë fotografitë dhe gjeneralitetet e tij. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastet dhe kapjen/identifikimin e autorit të dyshuar.

 

-Më datë 04.07.2025, në rrugën ‘’Studenti’’, dyshohet se në gjëndje të rënduar psikologjike, ka konsumuar mbidozë medikamentesh shtetasja S. S., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

-Më datë 04.07.2025, shtetasja E. K, ka kallëzuar se më datë 01.07.2025, i është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi R. K., 48 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

 

-Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mat

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës” në ngarkim të shtetasve: H.B., 30 vjeç, S.Ç., 24 vjeç, L.B., 24 vjeç, L.K., 25 vjeç, të gjithë banues në Klos.

 

Këto shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se    kanë dëmtuar një automjet në pronësi të një shoqërie që po kryen punime për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Kurqelaj, si dhe kanë goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, një 39-vjeçar, investitor i kësaj shoqërie.

 

-Me datë 04.07.2025, u bë e mundur gjetja e të miturës 16-vjeçe, për të cilën babai i saj me datë 1 qershor 2025, bëri kallzim pasi i ishte larguar nga banesa.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 30 vjeç, banues në  Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kanabis.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 32 vjeç, banues  në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. A., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr  në pronën e tij, zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe barishte.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasin R. P., 37 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh në një objekt kulti.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Q. Ll., 57 vjeç, E. Ll., 31 vjeç, R. Ll., 25 vjeç, të tre banues në Kuçovë, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nipit dhe kushëririt të tyre.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Dh., 45 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka shkuar pranë banesës së babait të tij dhe e ka ofenduar, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen A. H., 38 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasja E. H., 38 vjeçe, e cila pretendon se kjo shtetase në rrjetin social Instagram, i ka publikuar të dhënat e saj pa autorizim me qëllim denigrimin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Radhimë ka kryer veprime vetëgjyqësie, në një sipërfaqe plazhi të cilën pretendon se kushëriri i tij, shtetasi A. S., 61 vjeç, po e shfrytëzon pa dakordësinë e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. G., 78 vjeç, banues në Fier, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ky shtetas nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës, duke i shkuar në banesë me vendndodhje në Jalë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

-T. I., 32 vjeç, banues në Perugia, Itali, pasi më datë 04.07.2025, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 1, Sarandë, është konstatuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, duke ecur në bulevardin e qytetit me një mjet prerës (thikë), të cilin e mbante të vendosur në pjesën e pasme të rripit të pantallonave. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-A. M., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, Sarandë, ka kanosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin E. N., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

-B. F., 41 vjeç, pasi u konstatua se në pronën e tij kishte kryer punime ndërtimi pa leje dhe E. F., 39 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin që ka në administrim ka kryer gjithashtu punime ndërtimi pa leje.

 

Po nga këto struktura, u referuan materiale në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Ç. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 04.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, është konstatuar se kishte ndërtuar pa leje një strukturë me material beton, në një hapësirë publike.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin D. Sh., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dje e ka kanosur me mjet prerës. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 56 vjeç, pasi në fshatin Petrelë, ka pushtuar me vetëgjyqësi, një sipërfaqe toke të shtetasit K. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. H., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën edhe ndaluan shtetasin S. K. alias A. A., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Halit Haxhija”, për motive të dobëta, është konfliktuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës shtetasit E. Q., 27 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, vëllezër. Vëllezërit ndodhen në spital, jashtë rrezikut. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur disa herë, vëllanë e bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A. K., 72 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin P. K., 64 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugëve “Ferit Xhajko” dhe “Siri Kodra”, me automjetin që drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. Gj., 21 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 29 vjeç, pasi në aksin rrugor “Fikas-Mullet”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi u kap në Rinas, duke drejtuar automjetin, pa leje. Gjithashtu, u bllokua automjeti, për mungesë dokumentacioni.

-Kamëz/Informacion paraprak: Me datë 07.07.2025, në bulevardin “Nënë Tereza” dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje automjeti autobuz. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.