Milot/Kreu parakalim të rrezikshëm në urën e Matit, ndëshkohet me 10 000 lekë gjobë, drejtuesi i automjetit.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në faqen në Facebook “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqej një automjet që kryen parakalim të rrezikshëm, në urën e Matit, kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Nga verifikimet, u identifikua drejtuesi, shtetasi B. M., banues në Laç. Në zbatim të nenit 146 të Kodit Rrugor, për shkeljen e kryer, ai u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë.
Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median, për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.
#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular