Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.
Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅