Berat/Shiste doza Kokaine, ndërkohë që ishte në hetim për të njëjtën vepër penale, vihet në pranga 48-vjeçari

Berat

Shiste doza Kokaine, ndërkohë që ishte në hetim për të njëjtën vepër penale, vihet në pranga 48-vjeçari.

Në momentin e kapjes atij iu gjet në automjet, një sasi Kokaine, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Në vijim të punës kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat më datë 02.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve, në automjet iu gjet një sasi Kokaine, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.