Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 92 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, 3 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste. 1 shtetas është ndaluar, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është ndaluar, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, për të cilat punohet për të identifikuar dhe kapur autorët. Për vjedhje të kryera më parë, janë ndaluar 2 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste. 1 shtetas është ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 15 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-7 raste të vetëgjyqësisë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të krimeve kibernetike. Për 2 prej tyre po punohet për të identifikuar dhe/ose kapur autorët, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të shpërdorimit të detyrës, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale dhe goditjes për shkak të detyrës, secili me nga 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i heqjes së paligjshme të lirisë, me 4 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, shtytjes së të miturit në krim, prishjes së qetësisë publike, shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse/djegëse dhe braktisjes së kafshës së shoqërimit, me 4 shtetas në total , të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të kërkuar përkatësisht për vepra të turpshme dhe ngacmim seksual, janë kapur.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 11 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-D. S., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se gjatë një mosmarrëveshjeje është ndjerë e dhunuar psikologjikisht dhe e kërcënuar prej tij.
-K. L., banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, në vendin e quajtur Kalaja, dyshohet se ky shtetas ka bërë gërmime për zgjerim dhe sistemim rruge, si dhe ka shtruar një sipërfaqe toke me beton, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen A. D., 23 vjeçe, banuese në Athinë, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasja M. D., 38 vjeçe, banuese në Himarë, se kjo shtetase për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me të.
Po nga këto struktura u referuan materiale në Prokurori pas kallëzimit të bërë më datë 01.07.2025, nga shtetasja Xh. M., se më datë 28.06.2025, gjatë kohës që ishte e akomoduar në një hotel në Dhërmi, i janë vjedhur bizhuteri, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin T. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 01.07.2025, në Delvinë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i fshatit Bajkaj, nga kamioni i kompanisë së tij janë shkarkuar inerte në një vend ku kompania nuk ka autorizim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr. 1, Sarandë, qeni i këtij shtetasi ka kafshuar në dorë shtetasin J. M., 70 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, arrestuan shtetasin Xh. K., 28 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 30 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të Shqipërisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Ll., 19 vjeçe, banuese në Pukë, pasi ka kallëzuar një 26-vjeçare se e ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe nëpërmjet një llogarie në rrjete sociale. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasin M. Gj., 47 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me grushte, një 30-vjeçar. Punohet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në këtë rast.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, B. S., 54 vjeç;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 50 vjeç, pasi me vetëgjyqësi, dyshohet se mban pronën e marrë me qira, në cenim të afatit të kontratës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. Rr., 44 vjeçe dhe M. P., 54 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi me monopatinën me të cilën lëvizte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Xh., 49 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-shpallën në kërkim shtetasin S. M., 29 vjeç, pasi dyshohet se nuk ka kryer pagesën, për 1 automjet të marrë me qira, të cilin e ka kthyer të dëmtuar. Punohet për kapjen e 29-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
-E. C., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ka shtyrë djalin e saj 13-vjeçar, për të kryer vjedhje;
-E. P., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. K., se 46-vjeçarja ka kanosur shtetasin e përfaqësuar ligjërisht prej tij, në ambientet e subjektit në pronësi të këtij të fundit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me këtë kallëzim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. L., 51 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar fasadën e një subjekti në Rrugën e Dibrës. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-shpallën në kërkim shtetasen M. T., 63 vjeçe, pasi dyshohet se ka dëmtuar pajisjet në një subjekt ku ka marrë shërbim. Punohet për kapjen e shtetases M. T.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”, F. Ç., 45 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-vunë në pranga shtetasen A. Gj., 30 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Gj., 51 vjeçe, pasi dyshohet se kanë vjedhur shuma parash;
-shpallën në kërkim shtetasin T. S., 31 vjeç, pasi ka kallëzuar administratori i një subjekti për shitblerje pjesësh automjetesh, se nuk e ka paguar për produktet e blera. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit;
-shpallën në kërkim shtetasen B. Sh., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se duke u larguar jashtë vendit, ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Punohet për kapjen e 34-vjeçares.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-T. H., 40 vjeç. pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-S. N., 37 vjeç, pasi motomjeti që drejtonte pa leje, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja R. P.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi S. N. dhe 2 fëmijët e tij të mitur, që ishin pasagjerë në motomjet. Të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Me datë 01.07.2025, shtetasi A. M., 61 vjeç, ka kallëzuar se në një ëebsite, i kanë publikuar të dhënat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan shtetasin N. M., 42 vjeç, banues në fshatin Novosej, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 25 vjeç, banues në Drenovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., 42 vjeç, banues në Sul, pasi në aksin “Korçë-Devoll”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. J., 46 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. J.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. D., banues në Podgorie, pasi dyshohet se ka hapur një adresë false në rrjetin social “Facebook”, me emrin e ish-bashkëshortes së tij, ka shpërndarë foto të saj dhe ka bërë biseda fyese për të.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin H. D., 25 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se më datë 23.06.2025, në fshatin Selenicë, ka aksidentuar lehtë, me automjet, një këmbësore, dhe është larguar. Punohet për kapjen e tij.
Gjithashtu, kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi S. Q. 22 vjeç, banues në Fier, se më datë 01.07.2025, në qytetin e Leskovikut, ka konstatuar të dëmtuar xhamin e pasmë të automjetit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., banues më Çërravë, pasi u kap duke transportuar 8 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:
-arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka thyer me gurë, xhamin e fasadës së një banke, në Prrenjas. 50-vjeçari, i dënuar më parë, për shkatërrim të pronës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Ll., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. C., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-L. M., 57 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar murin rrethues të banesës së një 67-vjeçari.
Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast. Ndërkaq, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit.
Më datë 01.07.2025, është paraqitur në polici dhe ka bërë kallëzim shtetasja A. L., se në janar të vitit 2005, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin M. L., aktualisht 44 vjeç. Ka nisur puna për gjetjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen S.Xh., 54 vjeçe, banuese në Dibër, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen N.S., 47 vjeçe, për motive të dobëta.
-Ditën e djeshme, kallzoi shtetasi F.K., banues në Mat, se me datë 30.06.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Përmet
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan shtetasin A. J., 43 vjeç, banues në fshatin Pëllumbar, shtetas me probleme të shëndetit mendor, sepse ka goditur me grusht, një punonjës policie, gjatë shoqërimit pasi kishte dëmtuar me gurë, disa automjete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. V., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Gramsh, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi Xh. B.. Si pasojë, u dëmtuan lehtë shtetasi Xh. B. dhe pasagjerja në këtë motomjet, shtetasja V. B..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. K., 67 vjeç, banues në fshatin Grecalli, pasi zjarri që ka ndezur për djegien e mbeturinave, në tokën e tij, ka dëmtuar një sipërfaqe toke dhe 30 rrënjë ulliri;
-shpallën në kërkim shtetasin M. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasit E. Ll., 28 vjeç dhe Y. R., 18 vjeçe, si dhe iu ka dëmtuar automjetin. Punohet për kapjen e shtetasit M. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër:
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, L. Sh., 60 vjeç, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vepra të turpshme”;
-shpallën në kërkim shtetasin H. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 64-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 50 vjeç, si dhe për shtetasit J. S., 21 vjeç dhe J. S., 42 vjeç, babë e bir. 2 shtetasit, për motive të dobëta, i kanë dëmtuar automjetin, 50-vjeçarit dhe për këtë arsye ky i fundit është konfliktuar me ta.
-P. M., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi ka vjedhur 1 biçikletë që është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale;
-G. Sh., 34 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.