Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 15 shtetas janë vënë në pranga, 69 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, 6 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste. 1 është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 14 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të falsifikimit, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për 2 rastet e zbardhura rishtazi, ndërsa për raste të mëparshme, 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 13 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të shpërdorimit të detyrës. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit;
-nga 2 raste të prishjes së qetësisë publike dhe vetëgjyqësisë. Secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i goditjes për shkak të detyrës, marrëdhënieve seksuale me persona
në gjini/kujdestari dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, me nga 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i marrjes së padrejtë të fëmijës, me 1 shtetase të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike dhe kalimit të kundërligjshëm të kufirit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për një rast të mëparshëm të goditjeve për shkak të detyrës, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D.Gj., 34 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka shtyrë me forcë dhe për pasojë është rrëzuar shtetasi M.S., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materiale shtesë në Prokurori, në ngarkim të shtetasit S.C., 46 vjeç, banues në Klos, pasi dyshohet se ka vendosur një kontenier në pronën e një 46-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K.P., 18 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjeti, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. F., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi iu gjet një sasi e vogël Kokaine.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen J. H., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi administronte një lokal, pa e regjistruar në organet kompetente.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. B., 21 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të godasë me mjet bujqësor, një 67-vjeçar, me qëllim kanosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjylatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për humbjen e jetës së shtetasit R. H., dyshohet si pasojë e rrëzimit nga kati i tretë i pallatit në ndërtim, ku po punonte, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas rastit, kryen verifikimet e nevojshme, dhe në përfundim të tyre, u shpall në kërkim administratori i firmës së ndërtimit, shtetasi T. N., 65 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për teknikun e ndërtimit në këtë firmë, shtetasin S. B., 69 vjeç, për të dy për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Punohet për kapjen e 65-vjeçarit.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 30 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se për motive pronësie, i ka dëmtuar banesën, një 55-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 59 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se aksidentalisht, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (sëpatë), një 50-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Z., 54 vjeç, banues në Laç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur në Mamurras, automjetin që drejtonte shtetasja A. Ll., 36 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar 36-vjeçarja dhe 2 pasagjere në automjetet e përplasura, të cilat kanë marrë asistencë mjekësorë dhe janë larguar në banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit J. H., 30 vjeç dhe vëllanë e tij S. H., 30 vjeç, banues në Peqin, pasi më datë 29.06.2025, në lagjen nr. 4, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasit K. M., 20 vjeç dhe D. M., 46 vjeç, banues në Sarandë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
–A. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar mjetin në rrugën “Sazani”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen ukrainase V. P., 19 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
–R. K., 60 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, është përplasur me një tjetër automjet me drejtuesen M. Z., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Rreth orës 11:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, shtetasi R. Q., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin B. S. Si pasojë e përplasjes së këtyre dy automjeteve, kanë marrë dëmtime dy shtetase që po lëvizni
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. M., 43 vjeç dhe L. K., 71 vjeç, me detyrë inxhinierë, pasi në Mjull Bathore, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi F. I., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. D., 32 vjeç, me detyrë administatorë, pasi gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi Z. B, i cili pas marrjes së mjekimit, kaloi në banesë.
-shpallën në kërkim shtetasin A. M., 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa” dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës një 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e 57-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin D. J., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Gj., 59 vjeç, pasi pas një debati me një 36-vjeçare, ka thyer pjesërisht xhamin e një subjekti, ku ishte e punësuar 36-vjeçarja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Sh., 38 vjeç, pasi ka kanosur një 63-vjeçar.
Ditën e djeshme kallëzuan shtetasit:
•Sh. D, se më datë 26.06.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
•H. H., 43 vjeç, që është shqetësuar me mesazhe në celular, nga një shtetas i panjohur. Punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
•T. S., 57 vjeç, që i është hapur një profil me të dhënat e tij në rrjetet sociale, duke e shqetësuar vazhdimisht. Punohet për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
-Më datë 30.06.2025, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi B. T., 86 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. Th., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 portofol;
-një 13-vjeçar, pasi dyshohet se ka dëmtuar me gurë, derën e shkollës ku është nxënës.
Cërrik/Dje, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak, ka humbur jetën në banesën e saj, shtetasja A. B., 34 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.