Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të kontrolleve në terren për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe për verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarive tregtare, kanë konstatuar 4 raste në shkelje.
Në lagjen “11 Janari”, u konstatua se:
1️⃣ Shtetasi E. H. ushtronte aktivitet tregtar për dhënien me qira të automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.
2️⃣ Shtetasi I. D. ushtronte aktivitetin tregtar të llojit “Fast Food”, po ashtu në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.
Për këto dy raste nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve E. H., 32 vjeç dhe I. D., 58 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua se:
3️⃣ Shtetasi K. B. ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, pa qenë i pajisur me NIPT dhe pa kasë fiskale.
4️⃣ Shtetasi E. F. ushtronte po të njëjtin aktivitet, i pa pajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe pa kaskë fiskale.
Për këto raste nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve K. B., 39 vjeç dhe E. F., 46 vjeç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i nje aktiviteti tregtar të paligjshëm ose te paregjistruar në organet tatimore”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë do të vijoj kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cënon hapësirat publike. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve