Nga punimet e Asamblesë së SEPCA-s në Berat
Diskutim i hapur, ide konkrete dhe vullnet i përbashkët për më shumë bashkëpunim, besim dhe siguri në rajon.

Policia e Shtetit e Shqipërisë, si vend mikpritës dhe mbajtëse e Presidencës së SEPCA-s për vitin 2025, po udhëheq me përgjegjësi përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe kontrabandës së emigrantëve.

Bashkë për një Evropë Juglindore më të sigurt!