Komisariati i Policisë Kufitare Dibër
Kërkohej nga autoritet gjermane, për vjedhje me anë të mashtrimit dhe mashtrim në mënyrë të përsëritur, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:
B.S., 40 vjeç, banues në Bosnje Hercegovinë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Heilbronn /Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”, “Mashtrim” dhe “Mashtrim në mënyrë të përsëritur, fitimprurëse”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani.