Berat/Policia Rrugore vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut

Berat

Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

✅Vëmendje e veçantë i është kushtuar mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të riveshur, shtetasve që drejtojnë mjetin, nën ndikimin e alkoolit si dhe atyre që qarkullojnë me motomjet pa kaska mbrojtëse.

✅Gjatë 2 javëve të fundit, është arrestuar 1 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje.

✅Më tej, gjatë kësaj periudhe:

✔️janë ndëshkuar administrativisht 2 drejtues mjeti, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit;
✔️janë ndëshkuar 261 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✔️janë ndëshkuar 74 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️janë ndëshkuar 79 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
✔️janë ndëshkuar 159 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️janë ndëshkuar 276 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️janë ndëshkuar 5 drejtues mjetesh, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔️janë ndëshkuar 209 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.