PKK Hani i Hotit/Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 51-vjeçari

PKK Hani i Hotit

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 51-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në pikat e kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap në dalje të RSh-së, në PKK Hani i Hotit, shtetasi F. H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

51-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.