DVP Vlorë
Monitorim 24/7 në çdo aks rrugor, për një sezon turistik të sigurtë.
Për shkak të fluksit të shtuar të lëvizjeve gjatë sezonit turistik, strukturat e Policisë Rrugore në Vlorë kanë intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore, me fokus të veçantë në segmentet që të çojnë drejt zonave bregdetare.
️ Tuneli i Llogarasë është nën vëzhgim të vazhdueshëm 24/7, përmes sistemit të kamerave të sigurisë që regjistrojnë çdo moment qarkullimin.
Çdo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor konstatohet në kohë reale dhe penalizohet pa tolerim, sipas Kodit Rrugor.
⚠️Kujtesë: Në këtë segment rrugor ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë mbi 3.5 ton , si dhe ndalohen në mënyrë kategorike parakalimet në tunel, të cilat përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë rrugore. Çdo shkelje e këtyre rregullave sjell masa të menjëhershme ndëshkimore administrative.
Policia e Vlorës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, respektoni sinjalistikën rrugore dhe udhëtoni me kujdes, për të garantuar një sezon të qetë dhe të sigurt për të gjithë!
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve