Raporti i ngjarjeve, 11 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 116 shtetas, konkretisht: 21 shtetas janë vënë në pranga, 84 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste, 3 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 9 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. Për njërin prej tyre po hetohet për të identifikuar përgjegjësit, ndërsa për rastet e tjera 1 shtetas është arrestuar, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 19 raste. 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 12 raste, 7 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste. 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të krimeve kibernetike, njëri prej të cilave me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 2 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë dhe shpërdorimit të detyrës, secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, vetëgjyqësisë, vjedhjes së energjisë elektrike, përndjekjes, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, trafikimit të mjeteve motorike, goditjes për shkak të detyrës dhe deklaratës së rremë përpara OPGj, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 9 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasit:

-A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me thikë shtetasen A. N.;

-T. D., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A. N.;

-E. M., 41 vjeçe, E. Ç., 18 vjeçe dhe S. M., 41 vjeçe, banuese në Ksamil, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për ngjarjen aksidentale të ndodhur më datë 09.06.2025, në Sarandë, ku është rrëzuar nga një mur rrethues, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, shtetasi P. B., 37 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet për ngjarjen aksidentale të ndodhur më datë 09.06.2025, në Vlorë, ku gjatë ndërrimit të një bombole gazi, është dëmtuar për shkak të flakëve si pasojë e rrjedhjes së gazit, shtetasi B. Z., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. T., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-E. B., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokaine dhe kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Sh., A. K dhe I. K., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. N., 39 vjeç, pasi për shkak të një mase administrative ndaj automjetit të tij ka kanosur një punonjës policie;

-B. M., 55 vjeç dhe L. K., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit 55-vjeçari, ka kanosur me një mjet prerës 30-vjeçarin;

-K. B., 27 vjeçe, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 39-vjeçare.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. D., 57 vjeç, pasi në rrugën “Besim Zyma” ka kanosur për motive të dobëta një 68 vjeç;

-R. I., 39 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, është konfliktuar duke e goditur me një send të fortë me një 42-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 15 vjeç, pasi në rrugën “Besëlidhja” ka dëmtuar lehtë në krah një bashkëmoshtaren e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se pas një konflikti ka goditur me grushte një 29-vjeçare. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin  M. K., 20 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti që drejtonte ky shtetas është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. C., 36 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 36-vjeçari i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

-Me datë 10.06.2025, shtetasi E. D., kallëzon se me datë 09.06.2025, i është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij shtetasja M. B., 21 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

-Me datë 10.06.2025, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasja Rr. M., 46 vjeçe, pasi dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në dorë gjatë punës në një rrobaqësi në rrugën “5 Maji”.

-Me datë 10.06.2025, shtetasja S. H., 21 vjeç, kallëzon se në rrjete sociale i është hapur një profil fals dhe po i prishin imazhin. Punohet për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në fshatin Oblike, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti rimorkio që ky shtetas posedonte, rezulton i vjedhur në Gjermani. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen C. S., 50 vjeçe, banuese në Ferizaj, pasi ka kallëzuar një shtetase 46 vjeçe, banuese në Shkodër, se shtetasja C. S. e ka mashtruar përmes rrjetit social “Tik Tok”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim,  pasi më datë 09.06.2025, në spitalin e Pukës, është paraqitur me dëmtime të lehta në fytyrë, shtetasja F. L., 54 vjeçe, e cila dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një kapsolle, gjatë një aktiviteti kulturor në qytetin e Pukës. Pasi mjekimit në spitalin e Pukës, ajo u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Gj. Sh., 50 vjeç, pasi ka kanosur shtetasen M. Q., 58 vjeçe dhe djalin e saj, shtetasin M. Q., 20 vjeç, për motive të dobëta;

-R. B., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

-S. M., 72 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

-Më datë 10.06.2025, ka kallëzuar shtetasja S. R., 39 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. Q., 18 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar;

-A. P., 56 vjeç, banues në fshatin Moravë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke;

-J. B., 30 vjeç dhe N. S., 29 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 30-vjeçar.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. P., 27 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi dyshohet se duke u konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin, në një lokal, kanë prishur qetësinë publike.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në lagjen nr. 4, Korçë, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasja F. L., 79 vjeçe, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se e aksidentoi, shtetasin R. P., 66 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. P., 54 vjeç, banues në Podgorie, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

  1. B., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. U., 68 vjeç, banues në Pogradec, pasi në rrugën “21 Qershori”, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen A. Zh., 71 vjeçe, këmbësore, e cila është dëmtuar lehtë.

 

Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit G. C., 58 vjeç, dhe E. Sh., 58 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për shkak të një sipërfaqeje toke që shtetasi G. C. dyshohet se i ka zaptuar me vetëgjyqësi, shtetasit E. Sh.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin L. D., 20 vjeç, banues në Libonik, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”,pasi në fshatin Libonik, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kontroll.

 

Korçë/Më datë 10.06.2025, shtetasi A. B., 34 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), ka tentuar të vetëvritet, në banesë, duke konsumuar medikamente. Aktualish po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 09:00, në fshatin Gjonomath, në një zonë kodrinore, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. L., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

 

Mesditën e djeshme, kanë bërë kallëzim familjarët, për largimin e tij nga banesa.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 52 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Z., 23 vjeçe, babë e bijë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës së 23-vjeçares, ish-bashkëshorte e shtetasit D. Z., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 57 vjeç, pasi në fshatin Karkavec, me mjetin bujqësor që drejtonte pa leje, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. B., 58 vjeç, i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

 

Më datë 10.06.2025, ka kallëzuar shtetasi E. B., 44 vjeç, se më datë 03.06.2025, i kanë vjedhur në Mal të Zi, targat e automjetit. U bë shpallja në kërkim e targave.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Në vijim të operacionit policor antikanabis të koduar “Koordinata”, i finalizuar ditën e djeshme në Bulqizë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasve:

-A. M., 61 vjeç, banues në Gjoricë (specialist i pyjeve)

-R. S., 59 vjeç, banues në fshatin Okshtun (kryeplak i këtij fshati), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë ushtruar kontroll mbi territorin përkatës, duke mos përmbushur detyrimet që u ngarkon funksioni.

 

Gjithashtu, po nga kjo strukturë u referuan materialet në Prokurori për shtetasin J.D., 40 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, për shkak të detyrës shtetasen Sh.D 26 vjeçe.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. M., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin K. K., 25 vjeç, e ka goditur atë me send të fortë (levë) dhe e ka kanosur me pistoletë sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale leva dhe pistoleta sportive;

-Z. B., 68 vjeç, banues në Portëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-G. E., 43 vjeç, banues në Berat dhe R. N., 45 vjeç, pasi në fshatin Ferras, automjeti që drejtonte shtetasi G. E., në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin bujqësor që e drejtonte shtetasi R. N., 45 vjeç, pa leje drejtimi. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. V., 65 vjeç, pasagjer në mjetin bujqësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-R. D., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-N. G., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-P. H., 46 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

-K. M., 42 vjeç, banues në Levan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-F. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.