Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, 24/7 në terren, me mjete bashkëkohore dhe patrulla shtesë, për të parandaluar aksidentet, për të konstatuar shkeljet dhe për të menaxhuar trafikun.
Si rezultat, gjatë javës që lamë pas:
39 shtetas të proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor/22 prej tyre të vënë në pranga;
29 mjete të bllokuara.
Të tjera fokuse të kësaj jave:
❌kontrollet për përdorimin e kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
Për shkeljen e këtij rregulli janë vënë 987 masa administrative;
❌kontrollet për automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar, që zënë hapësirat në vendet e rezervuara për mjetet e transportit publik(autobuzë, taksi) dhe korsi biçikletash. Për këtë shkelje, janë tërhequr me mjet ngritës 29 automjete.
♀️♂️Kontrollet vijojnë.
Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor: të mos kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur.
Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe iu garanton reagim të menjehershëm dhe konform ligjit.