Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit E. S., 34 vjeç, dhe M. S., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. B., 42 vjeç, pasi pranë Liqenit të Farkës, në tokën e shtetases V. C., u konstatua duke hedhur dhera në kundërshtim me ligjin;
A. S., 56 vjeç, F. S., 27 vjeç, M. S., 42 vjeç, dhe N. S., 51 vjeç (familjarë me njëri-tjetrin), pasi në fshatin Picall, dyshohet se për motive pronësie kanë kanosur një shtetas 41-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
G. Sh., 47 vjeç, dhe D. R., 28 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, për motive të dobta, kanë kanosur dhe goditur me grushta njëri-tjetrin;
R. B., 21 vjeç, H. D., 21 vjeç, dhe M. D., 20 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të larguar automjetet e tyre nga rruga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
arrestuan shtetasin E. H., 45 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;
arrestuan shtetasin R. S., 19 vjeç, pasi ka vjedhur një shumë parash në një lokal në rrugën “Kastriotët”;
shpallën në kërkim shtetasin K. D., 18 vjeç, pasi në rrugën “Reshit Collaku”, dyshohet se për motive të dobta ka goditur me mjet prerës një 39-vjeçar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 35 vjeç, pasi në rrugën “Nënë Tereza”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 36-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin B. K., 20 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
arrestuan shtetasin J. T., 33 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që drejtonte, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
arrestuan shtetasin K. O., 41 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 07.06.2025, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç. Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Më datë 07.06.2025, në “Qytet Studenti”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, është vetëhedhur nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.