Valbonë/Policia ndihmon një turist që kishte dëmtuar këmbën

Valbonë

Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman(turist) duke eksploruar aplet e Valbonës ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin gjerman 68 vjeçar, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë.

Turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës është e angazhuar maksimalisht në përmbushje të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#nëndihmëtëturistëve✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#112 ✅