Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Gjatë 48-orëve.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetase të mitura pasi dyshohet se kanë publikuar në rrjete sociale një konflikt të ndodhur midis tyre me një tjetër shtetase të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals, me atë të cilit përdor shprehje fyese dhe denigruese për figurën e një 15-vjeçareje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 50 vjeç, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi” dyshohet për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 67-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin E. T., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-arrestuan shtetasin M. A., 35 vjeç, pasi për motive të dobëta, në lagjen ku ai banon në rrugën “Irfan Tomini” ka kanosur disa banorë si dhe i ka dëmtuar derën e banesës disave prej tyre. Gjithashtu, ka goditur një 19-vjeçare;
-arrestuan shtetasin D. Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 32-vjeçare, me të cilën ka patur një raport para disa muajsh;
-arrestuan shtetasit A. D., 20 vjeç dhe L. Q., 22 vjeç, sepse me datë 04.06.2025 shtetasi A. D ka vjedhur motomjetin e shtetasit J. B, dhe më pas ja ka shitur shtetasit L. Q;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., 26 vjeçe, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga shtetasi E. B(administratori i një dyqani) kjo shtetase në ditë të ndryshme pune në dyqan ka marrë vlera të ndryshme parash nga arka.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. I., 35 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët” ky shtetas ka tentuar të ndezë një bombël gazi. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës;
-E. P., 46 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur një 24-vjeçar;
-O. N., 28 vjeçe, pasi në rrugën “Asim Vokshi” ka kundërshtuar për shkak të detyrës një punonjës të qarkullimit rrugor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. P., 27 vjeç, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. R., 24 vjeç dhe Sh. R., 63 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, por është larguar duke braktisur motomjetin, të cilin dyshohet se e drejtonte pa leje. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 27 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Fusha e Druve” është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me një 44-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin E. A., 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 25-vjeçar. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë e ftohtë(thikë) dhe një sasi municioni luftarak;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•B. Gj., 50 vjeç, pasi në Kamëz, ka prerë disa pemë, në kundërshtim me ligjin;
•Nj. S., 24 vjeç dhe K. C., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
•H. K., 64 vjeçe dhe F. B., 46 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Sh., 19 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë një 26-vjeçar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Sh., 69 vjeç, N. Sh., 67 vjeç dhe R. Sh., 56 vjeç(vëllezër), pasi për motive pronësie kanë kanosur kunatën e tyre.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin M. C., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-arrestuan shtetasit L. R., 33 vjeç dhe Xh. H., 60 vjeç, pasi dyshohet se drejtonin automjetet në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin N. Xh., 46 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri” dyshohet se automjeti që e drejtonte në gjendje në dehur është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. B. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-arrestuan shtetasin A. D., 39 vjeç, pasi në fshatin “IBË”, dyshohet se automjeti që e drejtonte në gjendje në dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. L. Si pasojë është dëmtuar 39-vjeçari dhe pasagjerja e tij shtetasja E. D, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•L. B., 42 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, automjeti që drejtonte ka përplasur motomjetin që drejtohej nga shtetasi E. N., 30 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja e tij shtetësja Xh. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
•S. M., 28 vjeçe, pasi në rrugën “Mihal Duri” automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi E. H. Si pasojë drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore;
•D. K., 32 vjeç, pasi te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi E. Xh., 22 vjeç me pasagjere shtetasen A. K., 22 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar 22-vjeçarja,e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
•R. G., 40 vjeç, pasi tek mbikalimi i Qafë-Kasharit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si rrjedhojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë është dëmtuar 40-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-Më datë 04.06.2025, shtetasja I. P., 50 vjeçe, me detyrë mësuese, ka kallëzuar se është fyer nga shtetasi O. Xh., babai i nxënëses së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
-Më datë 04.06.2025, shtetasja M. J., 36 vjeçe, pronare e një kopshti privat, ka kallëzuar se nëna e një fëmije i ka prishur imazhin, duke postuar në një rrjet social, foton e fëmijës së saj, me pretendimin se është konfliktuar në kopsht, me një fëmijë tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.