Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Strum, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin M. K., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. K., 63 vjeçe, pasagjere në mjetin bujqësor, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. S., 60 vjeç dhe A. S., 56 vjeç, banues në Karbunarë e Vogël, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar me shtetasin I. S., 63 vjeç.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 41 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 9 vjeç.

•Në datë 04.06.2025, ka njoftuar shtetasi H. G., 34 vjeç, banues në lagjen “Grizë”, se gjatë natës ka konstatuar një dëmtim në fasadën e lokalit në kohën që lokali ka qënë i mbyllur. Nga këqyrja rezultoi se xhami ishte dëmtuar nga një predhë plumbi. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.