Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin turk M.K., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K.P., 25 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin shtetasit H.Xh.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V.D., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, teksa drejtonte automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.H. Si pasojë mbeti i lënduar 69-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A.H., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është larguar për në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.