Raporti i ngjarjeve, 4 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 134 shtetas, konkretisht: 42 shtetas janë vënë në pranga, 85 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste. 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 8 raste. 7 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 3 shtetas janë arrestuar;

-3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale. 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shpërdorimit të detyrave. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për njërin rast, ndërsa për rastin tjetër po punohet për të përcaktuar autorësinë;

-1 rast i mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet call centerit, me 2 shtetas të arrestuar;

-1 rast i mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i vetëgjyqësisë, prishjes së qetësisë publike, kanosjes për shkak të detyrës, përndjekjes dhe njoftimit të rremë në organet e rendit, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, është kapur dhe për të ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 28 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin A. P., 33 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur shtetasit F. G., 58 vjeç, dhe A. G., 24 vjeç (ish-vjehrri dhe djali i tij). Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. P.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. P., 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi;

-D. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 02.06.2025, në spitalin e Shkodrës është paraqitur shtetasja V. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, e cila ka deklaruar se në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, një shtetas e ka përplasur me motomjet dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesën e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. F., 56 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në lokalin e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin A. P., 33 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur shtetasit F. G., 58 vjeç, dhe A. G., 24 vjeç (ish-vjehrri dhe djali i tij). Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. P.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. P., 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi;

-D. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 02.06.2025, në spitalin e Shkodrës është paraqitur shtetasja V. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, e cila ka deklaruar se në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, një shtetas e ka përplasur me motomjet dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesën e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. F., 56 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në lokalin e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. Gj., 30 vjeç, banues në Boboshticë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen T. P., 24 vjeçe, banuese në Çeki, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. C., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në biznesin e tij u konstatua se kishte një punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatare, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 45 vjeç, banues në Velçan, pasi dyshohet se i ka zaptuar një sipërfaqe toke xhaxhait të tij dhe i ka bllokuar atij, rrugën përpara banesës.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. P., 56 vjeç, banues në Sheqeras, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 35-vjeçar.

 

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 02.06.2025, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi I. F., 75 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë edhe shtetasin A. H. alias A. C., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi u kap në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 55 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin turk M.K., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K.P., 25 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin shtetasit H.Xh.

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V.D., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, teksa drejtonte automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.H. Si pasojë mbeti i lënduar 69-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A.H., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është larguar për në banesë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 47 vjeç dhe V. K., 31 vjeç, të dy banues në Berat, pasi gjatë kontrolleve në dyqanet që administronin, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 29 celularë në total, për të cilët nuk kishin fatura blerjeje.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-R. Ç., 46 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Poshnje, automjeti që drejtonte, është përplasur me një autobus. Si pasojë janë dëmtuar 46-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën;

-M. T., 20 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “Çlirim”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur në mur. Nga përplasja është dëmtuar 20-vjeçari dhe 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 50 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar një makineri në pronësi të një 51-vjeçari.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi  dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 19-vjeçar.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë arrestuan, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi, shtetasit L. D., 41 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe I. Zh., 52 vjeç, me funksione inxhinier zbatimi dhe drejtues projekti, pasi dyshohet se kanë lejuar punime ndërtimi nga puntorët e tyre, në zonën e Jalës dhe Dhërmiut, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Për të njëjtën vepër penale u shpall në kërkim edhe shtetasi L. Gj., banues në fshatin Vuno. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 punonjës të IMT-së të Bashkisë Himarë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, konkretisht E. V., 44 vjeç, drejtor i IMT-së, dhe M. K., 30 vjeç, A. J., 27 vjeç, R. K., 30 vjeç, të tre me detyrë inspektorë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. I., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ai i ka ushtruar dhunë psikologjike.

 

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe po punojnë për gjetjen e shtetases A. Ll., 37 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila prej datës 29.05.2025 është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me familjarët e saj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. D., 42 vjeç, banues në Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F. L., se i ka zaptuar një sipërfaqe toke në fshatin Borsh, duke kryer punime ndërtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen P. G., 56 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 aparate celulare dhe një shumë parash në banesën e një shtetaseje në fshatin Stjar, Delvinë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. C., 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 20 vjeçe.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. N., 61 vjeç, banues në Kosovë e Vogël, pasi në serën në pronësi të tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;

-referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar një shtetas 77 vjeç, banues në Lushnjë, se gjatë natës, i kanë vjedhur motomjetin që e kishte lënë përpara banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky shtetas u lokalizua dhe kap në Tiranë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e DVP Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen F. C., 36 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka bërë njoftim të rremë në sallën operative të DVP Gjirokastër.

Dje, ka kallëzuar shtetasi M. L., 44 vjeç, banues në fshatin Nokov, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja S. L., 39 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.