Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 21 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 67 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike shtetasi E. K., 37 vjeç, ka konsumuar pesticide dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 29 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi e dyshuar lëndë narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij kanë bërë kallëzim shtetasit R. S., 38 vjeçe, banuese në Berat, dhe Z. Q., 44 vjeç, banues në Kuçovë, të cilët pretendojnë se shtetasi S. M, u ka shitur produkte shtëpiake duke i mashtruar se janë përfituar falas, por ka rezultuar se janë blerë me kredi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.