Raporti i ngjarjeve, 31 maj-1,2 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 268 shtetas, konkretisht: 69 shtetas janë vënë në pranga, 172 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 27 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 29 raste, 6 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 14 shtetas janë vënë në pranga dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 36 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 32 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 11 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 17 raste, 9 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 13 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 36 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 32 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 12 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 19 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-12 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 1 shtetas të arrestuar dhe 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-7 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-7 raste të falsifikimit. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të vetëgjyqësisë. 1 shtetas është arrestuar dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të përndjekjes. 1 shtetas është arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-nga 3 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, vjedhjes së energjisë elektrike dhe shpërdorimit të detyrës. Secili prej këtyre rasteve është proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. 3 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përkrahjes së autorëve të krimeve. 3 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;

-2 raste të dhunimit të banesës. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike, njëri prej tyre me autor/ë të pidentifikuar. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të ndërhyrjes së padrejtë në jetën private. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është ndaluar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i ngacmimit seksual dhe përvetësimit të sendeve të vjedhura, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i moskallëzimit të krimit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprave penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për të cilin po hetohet për të përcaktuar autorësinë dhe rrethanat.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 5 shtetas kanë humbur jetën dhe 16 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 54 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 24 shtetas janë vënë në pranga dhe 29 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 48 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen Xh. B., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës së saj.

 

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi L. B., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në biznesin e tij në  fshatin Rrëmenj, gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në biznes,  i kanë vjedhur një  sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin H. Zh., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje elektroshtëpiake, të dyshuara të kontrabanduara.

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Ç., 4 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme gjatë transportimit në spital, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. M., 56 vjeç, banues në fshatin Labovë e Madhe.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike  motomjeti dhe një aparat celular.

-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. S., 32 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, në aksin rrugor Laç–Milot, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Kurbin referuan materialet në Prokurori për 2 raste të kallëzimeve:

Shtetasi B. B., 61 vjeç, banues në Kurbin, ka kallëzuar se një person ende i paidentifikuar ka tentuar t’i vërë zjarrin automjetit të tij, i cili nuk ka pësuar dëme materiale pasi zjarri është fikur në kohë.

-Shtetasi R.M, 33 vjeç, banues në lagjen “Ish-parku i autobusëve”, Tiranë, (shofer taksie),  ka kallëzuar se në orën 00:50, të mëngjesit të datës 30.05.2025,  kur ka ndaluar tek  një pikë shitje  karburanti në afërsi të autostradës Tiranë-Kurbin, për të zbritur një pasagjer,  ky person i ka vjedhur një shumë prej 40.000 lekësh. Punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Lezhë, referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasin V. A., 58 vjeç, banues në Kosovë, pasi në kilometrin e parë të Rrugës së Kombit, në Fushë-Milot, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasja M. S., 48 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja M. S, bashkëshorti i saj shtetasi L. S, si dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Xh., 23 vjeç, dhe M. V., 42 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike të tyre, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

  • ndaluan shtetasin B. Sh., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 16 vjeçe;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 54 vjeç, dhe F. B., 75 vjeçe, pasi kanë kanosur verbalisht një 36-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. G., 63 vjeç, pasi shtetasi E. V. ka kallëzuar se, në rrugën “Vangjel Noti”, automjeti që drejtonte 63-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij;
  • shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 28 vjeç, pasi në Rrugën e Bogdanëve ka vjedhur një shumë parash në një subjekt privat në pronësi të shtetasit K. K. Punohet për kapjen e tij;
  • shpallën në kërkim D. D., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 24-vjeçare. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
  • shpallën në kërkim F. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Luzha”, dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë një bashkëmoshatar të tij, i cili mori mjekim në spital.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 26-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • E. K., 35 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një 39-vjeçar;
  • P. M., 56 vjeç, me detyrë shef sektori i punimeve, pasi në fshatin Mënik, gjatë punës, ka dëmtuar dorën punëtori i tij, L. D., 24 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

  • arrestuan shtetasit A. J., 49 vjeç, dhe E. T., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi;
  • arrestuan shtetasin Xh. T., 66 vjeç, pasi, me automjetin që drejtonte, dyshohet se në gjendje të dehur është përfshirë në një përplasje me një automjet tjetër, vetëm me dëme materiale;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. L., 37 vjeç, pasi në rrugën “Frank Bardhi”, motomjeti që drejtonte ka përplasur një shtetas të mitur, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Po nga specialistët e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë kapja e ndalimi i shtetasit G. N., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale ‘’Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

-Më datë 30.05.2025, në Rrugën e Dafinave, është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij shtetasi A. M., 48 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor). Aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:

  • nisën procedimin penal për shtetasin H. D., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në plazhin e Zvërnecit, në pronësi të shtetases N. T.
  • në vijim të veprimeve për rastin, proceduan në gjendje të lirë shtetasen V. P., banuese në Vlorë, e cila ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer shtetasen L. C., në zyrën e saj të avokatisë.
  • nisën procedimin penal për shtetasin E. B., 54 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. B., i cili pretendon se ky shtetas i ka hyrë pa leje në pronën e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit M. R., E. R., D. B., banues në Orikum, dhe Sh. M., banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Radhimë, për motive pronësie, kanë kanosur shtetasit J. B., E. B. dhe A. B.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, e cila deklaron se gjatë një debati me fjalë, e ka goditur me një send metalik. Ndaj kallëzueses u plotësua edhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban, Vlorë dhe Sarandë:

  • arrestuan shtetasin austriak R. S., 33 vjeç, banues në Austri, pasi duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, është përplasur me bordurën e rrugës. Nga testi i alkoolit i kryer, rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
  • referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. M., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Lepenicë–Gjorm, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga (duke shkaktuar vetëm dëme materiale) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshëm.

Tiranë / Informacion paraprak

 

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç, me shtetësi boshnjake (Bosnjë-Hercegovinë).

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lezhë/Informacion paraprak

 

Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij,  në kohën që  shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e  Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

 

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar  në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë. Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin E. B., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet, në rrugën “Pelivan Leskaj”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

  1. K., 29 vjeç, dhe L. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë dhe kanabis;
  2. Gj., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ka tentuar të hedhë nga xhami i automjetit një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis.

 

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 45 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike ka përndjekur një 28-vjeçare.

 

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin e huaj italian, M. C., 56 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim;

ndaluan shtetasin në kërkim B. M., 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e një hoteli, në gjendje të dehur, ka kanosur dhe goditur me grusht një 22-vjeçar;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grusht një 28-vjeçar;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. T., 60 vjeç, dhe A. H., 66 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

arrestuan në flagrancë shtetasit U. G., 18 vjeç, S. S., 20 vjeç, dhe R. H., 38 vjeç, pasi shtetasit U. G. dhe S. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë këputur nga qafa varësen e floririt një shtetaseje dhe më pas e kanë shitur në dyqanin e shtetasit R. H.;

arrestuan shtetasin A. B., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 33 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me një 38-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin K. G., 45 vjeç, pasi në Astir, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës në këmbë një 41-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:

  1. U., 41 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me grusht një 62-vjeçar;
  2. Sh., 36 vjeç, me detyrë administrator i një pike grumbullimi skrapi, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, është dëmtuar gjatë punës punëtori i tij shtetasi R. K., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

arrestuan shtetasin M. B., 19 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

arrestuan shtetasin D. M., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, dhe ka përplasur një automjet tjetër. Më pas automjeti është përmbysur në rrugë. Nga përplasja është dëmtuar 48-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

arrestuan shtetasin R. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që drejtonte, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues B. T. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

arrestuan shtetasin E. N., 38 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe, me qëllim shmangien e procedurave të mëtejshme, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Devoll/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S  67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç. 

 

Si pasojë e përplasjes ka  ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 21 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 67 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike shtetasi E. K., 37 vjeç, ka konsumuar pesticide dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 29 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi e dyshuar lëndë narkotike kokainë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij kanë bërë kallëzim shtetasit R. S., 38 vjeçe, banuese në Berat, dhe Z. Q., 44 vjeç, banues në Kuçovë, të cilët pretendojnë se shtetasi S. M, u ka shitur produkte shtëpiake duke i mashtruar se janë përfituar falas, por ka rezultuar se janë blerë me kredi.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 13:40, në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, dy shtetas, duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

 

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi L. Ll., 19 vjeç, ndërkohë që shtetasi T. M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shtetasit që ishte në drejtim të motomjetit.

Tiranë/Informacion paraprak.

 

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

 

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. V., 51 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, shtetasja M. P., 52 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka përplasur automjetin me drejtues shtetaasin F. M., 26 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.  

 

-Më datë 04.05.2025, shtetasi S. R., 61 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një orë dore, në banesën e tij, në fshatin Gruemirë, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.    

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. Z., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi Kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin G. Xh., 49 vjeç,, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Gj., 38 vjeç dhe V. Sh., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kapën e ndaluan shtetasin A. K., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 27 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur një 33-vjeçar;

-shpallën në kërkim shtetasin A. M., 19 vjeç, pasi në rrugën “Princ Vidi”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 15-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. D., 59 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Ramazan Lici” për motive të dobëta, ka kanosur një 69-vjeçar;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, është konfliktuar fizikisht një 59-vjeçar;

-shpallën në kërkim shtetasin A. M, 37 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, është konfliktuar fizikisht me një 41-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin D. B., 34 vjeç, pasi në Yrshek, ka kanosur me fjalë  një 39-vjeçar.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. Gj., 27 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe për të kryer testin e alkoolit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 55 vjeç, banues në Dibër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare në sportel, një pasaportë të dyshuar të falsifikuar.         

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke drejtuar autobusin, në gjendje të dehur.   

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan 

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.     

 

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: 

-M. P., banues në Maqedoninë e Veriut, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 42 vjeç, banues në Prrenjas. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi F. M. dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin M. P., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;   

-një 12-vjeçar, pasi në fshatin Karinë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, për shkak të një manovre të gabuar, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë. 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. F., 42 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasit Th. N., 54 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, dhe kanë dëmtuar automjetin në përdorim nga shtetasi Th. N. Po punohet për kapjen e shtetasit A. F.. 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

-Dje, rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin L. M., 32 vjeç, dyshohet për shkak të një defekti. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

-Dje, rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Belsh-Kajan”, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin M. D., 60 vjeç, dyshohet për shkak të defekti. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.  

 

Materialet për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

DVP Durrës

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, rezuloti se iu ka dhënë me qira një motor uji, pa masa sigurie, shtetasve S. O. dhe V. B., të cilët nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.   

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.    

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 61 vjeç,  banues në Tiranë dhe J. H., 31 vjeç, banues në fshatin Hamallaj, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 56 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 

 

Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, përballë  shkëmbit i Kavajës, rezultoi se shtetasi L. Xh., iu ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, shtetasve S. O. dhe V. B., të cilët nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh lundruese dhe nuk i ka pajisur me skafandra.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.    

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 61 vjeç,  banues në Tiranë dhe J. H., 31 vjeç, banues në fshatin Hamallaj, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, ndaluan shtetasin në kërkim L. K., 32 vjeç, banues në Kotë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2025, ka vjedhur me thyerje në lokalin e një shtetasi në Kotë, një shumë parash.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. A., 27 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë inxhinier zbatimi në një firmë ndërtimi, pasi gjatë punës në fshatin Vuno, më datë 30.05.2025, është dëmtuar në dorë shtetasi M. Ç., 58 vjeç, i punësuar në këtë firmë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi B. S., 67 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 25 vjeç, banues në Dvoran, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

Xh. Sh., 31 vjeç, banues në Pojan, Maliq, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar; G. H., 20 vjeç, banues në Vërdovë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. F. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasi R. F.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: 

-K. M., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar xhamat e banesës së një 35-vjeçari dhe e ka kanosur atë me fjalë;  

-për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 36-vjeçar.

 

Më datë 31.05.2025, në bllokun nr.3, Maliq, shtetas të paidentifikuar dyshohet se kanë tentuar të djegin automjetin në pronësi të shtetasit M. P. Zjarri është fikur nga banorë të zonës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. 

 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. 

 —–

Maliq/Informacion paraprak 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit K. D. Si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar afër tyre.  

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

—–

Korçë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 12:00, në bulevardin “Republika”, automjeti me drejtuese shtetasen K. Ç. ka përplasur një shtetase të mitur, e cila ka disa dëmtime të lehta në këmbë. 

 

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor po punon për të  zbardhur rrethanat e aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. N. alias F. B., 37 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, dyshohet se ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. Gj., 50 vjeç, banues në Fushë Milot. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. Gj., i cili është jashtë rrezikut për jetën.        

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: 

-V. M., 30 vjeç, banues në fshatin Dajç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;    

K. L., 24 vjeç dhe E. L., 35 vjeç, banues në fshatin Tale, pasi kanë goditur me grushte shtetasin Gj. Ç., 56 vjeç, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. R., 51 vjeç, banues në Rrëshen, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. R., 57 vjeç, banues në Rrëshen. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.