Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin H. Zh., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje elektroshtëpiake, të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Ç., 4 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme gjatë transportimit në spital, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. M., 56 vjeç, banues në fshatin Labovë e Madhe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.