DVP Vlorë/Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore gjatë muajit maj, për rritjen e sigurisë rrugore.
42 drejtues mjetesh të arrestuar/proceduar në gjendje të lirë dhe mbi 5000 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjatë muajit maj, strukturat e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe Sarandë intensifikuan kontrollet në akset urbane dhe interurbane, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe reagimin ndaj çdo shkeljeje që cënon jetën e përdoruesve të rrugës. Si rezultat:
•u arrestuan 22 drejtues mjetesh;
•u proceduan në gjendje të lirë 20 të tjerë;
•u pezulluan 5 leje drejtimi.
Gjithashtu, u vendosën 5030 masa administrative, konkretisht:
•1367 për tejkalim të shpejtësisë ;
•336 për parakalime të gabuara;
•297 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•115 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit ;
•420 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•60 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
•masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
⛔️Rikujtesë për qytetarët e Vlorës:
Në kuadër të zhvillimit të turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, në datat 28, 29 dhe 30 maj 2025, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve, në disa segmente rrugore të qytetit të Vlorës dhe zonave përreth.
✖️Etapa e tretë – 28.05.2025
Levan – Vlorë: 15:00 – 15:50
Pusi i Mezinit – Sahati (rruga e re): 15:35 – 16:00
✖️Etapa e katërt – 29.05.2025
Vlorë – Pusi i Mezinit: 11:40 – 12:20
Vijon drejt Himarës, përmes aksit Peshkepi – Kuç – Qeparo – Dhërmi – Orikum – Vlorë (Lungomare), deri në orën 16:00
✖️Etapa e pestë – 30.05.2025
Vlorë – Bulevardi kryesor – Pusi i Mezinit: 09:30 – 10:20
Vijon në drejtim të Fierit, duke përfshirë edhe segmentet hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Ftojmë qytetarët të shmangin qarkullimin dhe parkimin në këto segmente, sipas orareve të përcaktuara, për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Respekto rregullat, mbro veten dhe të tjerët! ✅
https://youtu.be/5NlymP3hlJs