Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim O. L., 22 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
– A. E., 24 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë, pasi më datë 24.05.2025, në Ksamil, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Ll., 53 vjeç, banues në Ksamil.
– A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 24.05.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në stacionin e plazhit që kishte në përdorim, është konstatuar duke hedhur një sasi inertesh (gurë).

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
– P. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– A. Gj., 54 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi u konstatua në të njëjtën gjendje, gjatë drejtimit të automjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.