Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S. alias A. B., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një vazo në të cilën ishte mbjellë një bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën dhe ndaluan shtetasin D. K., 29 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 24.05.2025, ka vjedhur një shumë parash në një furrë buke, në Lezhë.

Më datë 25.05.2025, ka kallëzuar shtetasja E. M., 32 vjeçe, banuese në Lezhë, se është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.