Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, goditet 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike

Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, person ne kërkim për plagosje te lehte me dashje nga DVP Shkodër

Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën për kapjen e tyre.

Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona në kërkim për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, nga DVP Shkodër.

Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.

#angazhimpërkushtimsakrificë‍♂‍
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve‍♂‍‍♂‍
#denonconë112✅