Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. J., 60 vjeç, banues në Buçimas, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale.
Po nga këta specialistë janë referuar materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. D., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi T. D. është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. F., 49 vjeç, banues në Mëmëlisht, pasi ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe është larguar nga banesa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.