DVP Vlorë – Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, arrestohen 2 autorët

DVP Vlorë/Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Kapën në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas që posedonin kokainë dhe kanabis, me qëllim shitjen në Vlorë dhe në Sarandë.
Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Delvinë dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan goditjen e 2 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Si rezultat, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• E. A., 18 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë;
• A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit E. A., disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në Sarandë, ndërsa shtetasit A. R. i gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zona të ndryshme të Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
https://youtu.be/cAhuM5wQfb4