Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. D., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;
-F. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje;
-G. J., 46 vjeç, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga një 46-vjeçare, ky shtetas bën komente fyese në profilin e saj në rrjete sociale;
-D. Xh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin G. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil fals me atë të të cilit përndjek një 41-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin H. V., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A. K., 46 vjeç, pasi në pronën e tij në fshatin Berzhitë, janë hedhur materiale që ndryshojnë regjimin e tokës;
K. M., 29 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, pasi gjatë punës është rrëzuar punëtori i firmës, shtetasi A. K., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. B., 55 vjeç dhe B. M., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konflikuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-B. Sh., 39 vjeç, pasi ka kundërshtuar një punonjës policie, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një 35-vjeçar dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 34 vjeç dhe A. G., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konflikuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. K., 34 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur shtetasin G. M., 76 vjeç, këmbësor, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.