Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Muriqan, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për 17-vjeçarin që drejtonte motomjetin elektrik që u përplas me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. L.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. D., 46 vjeçe, banuese në fshatin Ishull-Shëngjin, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. J., 71 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi D. J. dhe pasagjerja në automjetin e tij;
-një 17 vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 54 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar zallin e lumit Drin.

-Më datë 18.05.2025, ka kallëzuar shtetasja E. Sh., 40 vjeçe, se është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi K. Sh., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.