Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të komunikatës së datës 05.05.2025, ku është shpallur në kërkim shtetasi Xh. S., 27 vjeç, si një nga autorët e dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ju informojmë se: Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor, Xh. S., 27 vjeç, banues në Lezhë. Në përfundim të veprimeve dhe pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas do ndiqet në gjendje të lirë. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi: Në aksin rrugor dytësor “Fushë Kuqe – Laç”, gjatë ecjes ka marrë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. N, 43 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Nga veprimet paraprake rezulton se zjarri dyshohet të ketë rënë për shkaqe teknike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.